Përgatituni: Sot pritet të ndryshojë moti
Të martën në Kosovë pritet të ndryshojë moti si pasojë e një sistemi frontal që do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, herë pas here më të forta dhe të shoqëruara me bubullime e rrufe.
Në zonat malore, reshjet do të kalojnë në borë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 6°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 9°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
