Një punëtor është lënduar pas rrëzimit të vinçit
Një vinç është rrëzuar në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Një punëtor është lënduar i cili po merr trajtim në Emergjencen QKUK-së.
Doktoresha në Emergjencë, Dafina Basholli tha për teve1.info se pacinetit po i bëhen ekzaminimet radiologjike.
Jemi duke realizuar ekzaminimet radiologjike, për momentin situata e tij është stabile. Pas ekzaminimeve do të shohim”, tha ajo.
Siç shihet edhe në pamje, Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur shiritat e sigurisë.
(Kosova Sot Online)
