Ja çka ndodh nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve

  • A.P /
  • 29 April 2026 - 08:06
Ja çka ndodh nëse Albulena Haxhiu nuk e shpall datën e zgjedhjeve

Kosova shkon për herën e pestë në zgjedhje brenda një periudhe të shkurtër kohore, pasi mbrëmë nuk u arrit të zgjedhej presidenti i ri.

Por çka nëse ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, nuk e shpall datën e zgjedhjeve.

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, deklaroi se kjo do të përbente vepër penale.

“Është i qartë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk ka president brenda 34 ditësh, nuk ka nevojë kësaj radhe me nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendi, por direkt dekret për shpalljen e datës së zgjedhjeve”, deklaroi ai.

Sipas Kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen më së largu 45 ditë nga shpërbërja e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)