Pasi Merz i tha se Irani doli më i fortë se ç ‘pritej, Trump inatoset keq
Deklarata e ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz duket se e shqetësuar Donald Trump, pasi deklaroi se “iranianët janë më të fortë se sa pritej” dhe se “SHBA nuk ka një strategji bindëse për negociata”.
Trump zgjodhi t’i përgjigjej përmes platformës Truth Social duke shkruar se Merz nuk ka ide për çfarë po flet dhe se nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në fusha të tjera.
Ai shtoi se po bën atë që prej kohësh duhet ta kishte bërë e gjithë bota.
“Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mendon se nuk ka problem që Irani të ketë armë bërthamore. Ai nuk ka asnjë ide për çfarë po flet! Nëse Irani do të kishte armë bërthamore, e gjithë bota do të ishte peng. Unë po bëj diçka me Iranin, në këtë moment, që shtetet apo presidentët e tjerë duhet ta kishin bërë prej kohësh. Nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në fusha të tjera! – Presidenti Donald Trump.”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)
