Burrë e grua përleshen në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 02 May 2026 - 14:15
Burrë e grua përleshen në Fushë Kosovë

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një çift bashkëshortor ka përfunduar në përleshje fizike.

Ngjarja ka ndodhur më 1 maj 2026 rreth orës 17:00, në rrugën “Hajrullah Zymi”, ku të dyshuarit E. Sh.H, rreth 32-vjeçar dhe J. H., rreth 30-vjeçar dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve, konflikti ka ardhur si pasojë e xhelozisë, ndërsa nga përleshja nuk janë raportuar lëndime serioze.

Pas ndërhyrjes së Policisë, palët janë trajtuar dhe janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe po trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetimet janë në vazhdim.

(Kosova Sot Online)