Ky është shoferi që me veturë i goditi për vdekje dy fëmijë derisa i treti po lufton për jetën
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në lagjen nr. 15 në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Autori i ngjarjes është Nikoll Radaçi, i cili sipas informacioneve paraprake ishte në drejtimin e mjetit në momentin e përplasjes fatale.
Sipas të dhënave, fëmijët ndodheshin duke luajtur në trotuar pranë banesave të tyre, kur automjeti i drejtuar nga Radaçi ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, ndërsa i mituri tjetër vijon të jetë në gjendje të rëndë në spital.
Banorë të zonës e përshkruajnë Radaçin si një person problematik, duke pretenduar se ai shpesh kryente manovra të rrezikshme me automjet dhe konsumonte alkool. Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike që ka tronditur opinionin publik.
(Kosova Sot Online)
