Irani duhet të heqë dorë nga programi i raketave balistike

  • A.P /
  • 06 May 2026 - 08:15
Irani duhet të heqë dorë nga programi i raketave balistike

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Vandeful, i ka bërë sërish thirrje Iranit që të heqë dorë nga programi i tij i raketave balistike, duke paralajmëruar se situata po bëhet gjithnjë e më urgjente.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Berlin me homologun izraelit, Gideon Saar, ai theksoi se Teherani nuk duhet të mbivlerësojë pozicionin e tij në arenën ndërkombëtare.

“Si Gjermania ashtu edhe Izraeli ndajnë plotësisht interesa të përbashkëta sigurie dhe është gjithnjë e më e domosdoshme që Irani të pranojë ofertën për negociata”, u shpreh Vandeful.

Ai nënvizoi se në dritën e zhvillimeve të fundit, përfshirë konfliktin në Ukrainë dhe tensionet me Iranin, marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Izraelit po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi strategjik në fushën e sigurisë.

Sipas tij, këto kriza kanë afruar më shumë dy vendet dhe kanë forcuar koordinimin e tyre.

(Kosova Sot Online)