Digjen një kamion dhe një autobus, policia jep detaje

  • A.P /
  • 09 May 2026 - 09:07
Digjen një kamion dhe një autobus, policia jep detaje

Një autobus dhe një kamion janë djegur në parkingun e një servisi në fshatin Katund i Ri në Pejë dje në orët e hershme të mëngjesit.

Zjarrin e vërejti policia e cila po patrullonte. Policia tha se në vendngjarje dolën njësitë relevante e zjarrfikësit, ndërsa për shkaktarin e zjarrin ende nuk dihet.

Nga ky incident nuk ka të lënduar, por dëme u shkaktuar edhe te disa automjete tjera të parkuara dhe një pjesë të objektit.

“Fsh. Katundi i Ri,  Pejë 08.05.2026 – 03:45.  Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur  një zjarr, ku duke u djegur ishte një kamion dhe një autobus në parkingun e një servisi. Njësitë relevante, zjarrfikësit eksperti i zjarrit, kanë dalë në vendin  e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar: një pjesë ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura. Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet,  nuk ka persona të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha policia në raportin 24-orësh.

(Kosova Sot Online)