Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje, sa herë na bllokojnë ne po rritemi

  • A.P /
  • 09 May 2026 - 12:05
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje, sa herë na bllokojnë ne po rritemi

Kandidati i LVV’së për kryeministër dhe kryetari i LVV’së, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e partisë pasi është zyrtarizuar kandidatura e tij.

Kurti ka përmendur rritjen e partisë së tij nga zgjedhjet e shkurtit deri në dhjetor, duke thënë se nëse ndodh një rritje e ngjashme, atëherë LVV mund të shkojë në 60 % në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Shkurt-dhjetor u rritëm prej 10 %, nëse rritemi kaq deri në qershor, do të mund t’i prekim edhe 60 %. Nëse punojmë ashtu siç dimë, me sinqeritet, kjo është e mundur. Sa herë po na bllokojnë, ne po rritemi e ata po marrin përgjigje nga populli”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar tutje se s’ka pasur nevojë për zgjedhje, derisa pretendon se dikush nga prapavija po e “dirigjon” opozitën.

“Në s’kishim nevojë për zgjedhje të reja kaq shpejt. Duket se një strateg që drejton nga hija veprimet opozitare, mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme. Kjo po ndodh meqë përballë nesh ka një opozitë që e ka kuptuar se s’mund ta mposhtë popullin, prandaj po e bllokojnë shtetin”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe poezinë “Qiririt” të Naim Frashërit, duke thënë se drita e VV’së buron nga e vërteta e thjeshtë se LVV nuk i takon pushtetit dhe se pushteti i takon popullit.

“ Drita e VV’së buron nga e vërteta e thjeshtë, se ne nuk i takojmë pushtetit, por pushteti i takon popullit.”, ka thënë tutje Kurti.

(Kosova Sot Online)