Konfirmohet një tjetër rast me Hantavirusi
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar gjashtë raste me hantavirus nga tetë raste të dyshuara, pas përhapjes së virusit në një anije turistike, ku deri tani kanë humbur jetën të paktën tre persona.
Sipas të dhënave, raporti i vdekshmërisë ka arritur në 38 për qind. Të gjithë personat e infektuar dyshohet se janë prekur nga varianti “Andes”, një lloj i hantavirusit që mund të transmetohet edhe mes njerëzve.
Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vlerësuar si të ulët rrezikun për popullsinë globale, ndërsa ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës epidemiologjike dhe përditësimin e vlerësimeve të rrezikut.
Ndërkohë, anija turistike holandeze ndodhet pranë Tenerife, ndërsa mbërritja e saj ka shkaktuar shqetësim dhe reagime nga banorët vendas. Pasagjerët pritet të lejohen të zbarkojnë gjatë fundjavës, por autoritetet spanjolle kanë marrë masa të posaçme sigurie.
Sipas planit të autoriteteve, anija nuk do të ankorohet drejtpërdrejt në Tenerife, por në det të hapur. Pasagjerët do të transportohen me traget drejt portit industrial të Granadillës, në juglindje të ishullit, larg zonave të banuara.
Pas mbërritjes, pasagjerët do të riatdhesohen, ndërsa 14 shtetasit spanjollë në bord do të dërgohen në Madrid për t’u futur në karantinë.
(Kosova Sot Online)
