Osmani: Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim pa e shndërruar arsimin në prioritet

  • a.p /
  • 14 May 2026 - 07:35
Osmani: Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim pa e shndërruar arsimin në prioritet

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me mësimdhënës në Dardani bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ‘nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor kombëtar’.

Nuk ka shtet që ka arritur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa e shndërruar arsimin në prioritet kryesor kombëtar.Prandaj sot kaluam pasditen në Dardani në një bashkëbisedim të përzemërt me mësimdhënës ku dëgjuam nga afër sfidat e përditshme dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në misionin e tyre fisnik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

(Kosova Sot Online)