Lumir Abdixhiku: Ky është numri ynë i bashkimit

  • A.P /
  • 16 May 2026 - 12:30
Lumir Abdixhiku: Ky është numri ynë i bashkimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas hedhjes së shortit, në të cilin partisë së tij i ka rënë numri 113.

Abdixhiku ka thënë se ky numër është i bashkimit, ringritjes dhe i Republikës që beson sërish.

“Ky është numri ynë.

Numri i bashkimit.

Numri i ringritjes.

Numri i Republikës që beson sërish.

Më 7 qershor, me zemër, me besim, me LDK-në”, ka shkruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)