Mbi 99 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës janë pranuar

  • A.P /
  • 18 May 2026 - 10:00
Mbi 99 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës janë pranuar

Mbi 99 mijë aplikime të votuesve jashtë Kosovës janë pranuar deri paraditen e së dielës, nga mbi 117 mijë kërkesa që janë bërë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës.

Votimi përmes postës do të fillojë më 25 maj dhe do të përfundojë më 6 qershor 2026.

Për këtë mënyrë votimi, KQZ do të njoftojë me kohë për adresat e kutive postare, në të cilat votuesit do të mund ta dërgojnë pakon me fletëvotim.

(Kosova Sot Online)