Ja momenti i aksidentit të rëndë ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë u lënduan
Sot një aksident i rëndë ka ndodhur në Dollc të Klinës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se rreth orës 04:55, kanë pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).
“Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa katёr (4) tё tjerё janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit sipas mjekёve janё jashtë rrezikut pёr jetё”.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Siç ka njoftuar Spitali i Përgjithshëm në Pejë, një ngatë lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim.
(Kosova Sot Online)
