Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Koshare të Ferizajt.
Sipas informacioneve të para, rreth orës 12:15 është pranuar njoftimi për një aksident ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.
Si pasojë e përplasjes, një person mashkull rreth 60 vjeç ka humbur jetën. Vdekja e tij është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
(Kosova Sot Online)
