Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur Turqinë
Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter goditi Turqinë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, 21 kilometra nga qyteti i Malatya-s, në lindje të Turqisë.
Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Sipas dëshmitarëve okularë të publikuar në faqen e internetit të EMSC, tërmeti ishte i fortë dhe lëkundjet u ndjenë si në Siri ashtu edhe në Qipro.
(Kosova Sot Online)
