Kurti: Na duhet mobilizim i madh që me kalu 500 mijë

  • A.P /
  • 20 May 2026 - 11:00
Kurti: Na duhet mobilizim i madh që me kalu 500 mijë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në një tubim në Obiliq u ka thënë qytetarëve që votat nuk rifillojnë numërimin nga 487 mijë, nga zgjedhjet e 29 dhjetorit, por nga zero.

Derisa u shpreh i bindur që rrugën përpara e kanë të sigurt, Kurti tha:

“Na duhet mobilizim i madh sepse votat nuk fillojnë me u numëru prej qaty ku kemi mbetë herën e fundit 487 mijë, por duhet me u numëru prej zeros edhe njëherë dhe me kalu 487 mijë e me kalu 500 mijë e pastaj po vijmë edhe për një fitore këtu në Obiliq”, është shprehur Kurti.

(Kosova Sot Online)