Glauk Konjufca e quan ish presidenten Vjosa Osmani 'frizerkë'

  • A.P /
  • 20 May 2026 - 10:00
Glauk Konjufca e quan ish presidenten Vjosa Osmani 'frizerkë'

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.

“Kur jemi te frizerkat”, tha Konjufca teksa të pranishmit nisën të buzëqeshnin.

Në rrjete sociale ka një fushatë aktive kundër presidentes Osmani, duke i vendosur etiketa të ndryshme në formë denigrimi. 

(Kosova Sot Online)