Nafta sot mund të shitet tre centë më lirë

  • A.P /
  • 30 May 2026 - 08:57
Nafta sot mund të shitet tre centë më lirë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan të lejuara për sot për derivatet e naftës.

Nafta sot mund të shitet deri në 1.52 euro, që është tre centë më lirë se dje.

Ndërkaq, benzina mund të shitet deri në 1.43 euro, më lirë se dje që ishte 1.49.

Çmimi i gazit mbetet i njëjtë sikurse dje – 0.74 euro për litër.

Në njoftimin e saj, Ministria tha se këto çmime vlejnë edhe për të dielën dhe të hënën.

(Kosova Sot Online)