Abdixhiku: Në mandatin e tonë çmimi i energjisë nuk do të rritet

  • A.P /
  • 30 May 2026 - 17:32
Abdixhiku: Në mandatin e tonë çmimi i energjisë nuk do të rritet

Pas Klinës, LDK ka vazhduar në Deçan me tubim. Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku ka shpalosuar programin qevererisës para qytetarëve të pranishëm.

Abdixhiku u zotua se në mandatin e tyre, çmimi i energjisë nuk do të rritet.

‘’Per familjet që sot e ndiejnë më së shumti barrën e çmimeve, dua ta them qartë edhe këtë: çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet në mandatin tonë. Moratorium i plotë për tre vite’’, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)