Njihuni me parashikimin e motit për sot
Sot në Kosovë pritet të kemi mot jo-stabil, me diell dhe vranësira lokale.
Gjatë ditën pritet të ketë zhvillime konvektive të cilat do të fuqizohen pasdite duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në disa rajone mund të ketë shtrëngata të fuqishme të izoluara të cilat mund të paraqiten edhe orëve të natës.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 deri në 27 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)
