Premtimet e Albin Kurtit kërkojnë kohë sepse Kosova është shtet i ri

Premtimet e Albin Kurtit kërkojnë kohë sepse Kosova është shtet i ri
Premtimet e Albin Kurtit kërkojnë kohë sepse Kosova është shtet i ri

Skender Kapiti

  • 03 June 2026 - 07:30

Shkruan: ANALISTI-Skeneder Kapiti

Premtimet e Albin Kurtit nuk realizohen shpejt; ato kërkojnë kohë, sepse Kosova është shtet i ri me mundësi financiare të kufizuara dhe të pakta. Premtimet e Kurtit janë edhe të shumta, sepse Kurti ka gjetur deficite të mëdha e të jashtëzakonshme, sidomos në luftën kundër krimit, korrupsionit e hajdutërisë, si dhe në aspektin e sigurisë dhe të garantimit të tërësisë territoriale; e ka gjetur Kosovën nën kërcënimin e korrupsionit dhe të sovranitetit kombëtar, në prag të krijimit të minishtetit serb në Kosovë.

 

-E ka gjetur Kosovën kur Veriu i Kosovës ishte nën sundimin e bandave serbe terroriste, kur kryeministri i Shqipërisë Veriun e Kosovës e quante tokë të askujt dhe kur po ky kryeministër ishte i pari që e sanksionoi Kosovën, pse ajo vendosi legjitimitetin dhe sundimin e ligjit në Veriun e Kosovës, dhe kur Serbisë, sa herë që ndodhej ngushtë para BE-së, në ndihmë i vinte ai kryeministër shqiptar.

Kurti përmend modelin e Finlandës, e cila kërcënohet nga Rusia, ashtu sikurse edhe Kosova kërcënohet nga Serbia, por edhe nga Rusia. Kurti i është përkushtuar mbrojtjes dhe forcimit të sistemit të mbrojtjes së Kosovës. Kurti premton ngritjen e xhandarmërisë në Kosovë dhe bën shumë mirë për këtë gjë, sepse gjithçka që merret në shërbim të sigurisë shtetërore të Kosovës është më se domosdoshmëri kombëtare kundër një armiku historikisht shovinist dhe gjenocidist, siç është dhe do të mbetet gjithmonë Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".