Arrestohet një person nën ndikim akooli

  • A.P /
  • 05 June 2026 - 08:45
Arrestohet një person nën ndikim akooli

Dje, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me një person i cili, në rrugën “Shaqir Hasani”, nën ndikimin e alkoolit, kishte shkaktuar shqetësime në rrugë.

Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë), ndërsa është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor nga njësitet reaguese.

Pas testimit me alkooltest, ka rezultuar se ishte në ndikim të alkoolit 0.79 promila.

Me vendim të prokurorit te shtetit është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)