Sot do të mbajë mot kryesisht me diell
Ditën e premte në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira kalimtare. Në disa zona mund të ketë riga të lehta shiu, veçanërisht gjatë orëve të pasdites.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 11°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 18°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
(Kosova Sot Online)
