Musliu – Mulla Osmanit: Shkruaja një hajmali Dejona Mihalit

  • A.P /
  • 18 June 2026 - 08:05
Musliu – Mulla Osmanit: Shkruaja një hajmali Dejona Mihalit

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka shtruar një kërkesë interesante ndaj kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Osman Musliu.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputetja ‘luti’ Mulla Osmanin që t’i shkruajë hajmali Dejona Mihalit, pasi sipas saj, të njëjtës i ka hyrë në kokë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Pos tjerash, Musliu thotë se Mihalit po i del edhe në ëndërr Lushtaku.

E lus deputetin Mulla Osmani me ia shkru një hajmali Dejona Aleksander Mihalit, se duket që Sami Lushtaku i ka hy n’kry aq shumë, sa po e sheh edhe në ëndrra”, thuhet në postimin e Musliut.

Ky reagim i Musliut vjen pas përmendjes së herëpashershme të Lushtakut nga Mihali

(Kosova Sot Online)