Policia gjen kallashnikov në veturën e një të aksidentuari
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri të tipit AK-47 me 20 fishekë, pasi ajo u gjet në veturën e një personi që ishte vetaksidentuar në Drenas.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të dielen rreth orës 23:00. Gjatë intervenimit në vendin e aksidentit, zyrtarët policorë kanë hasur në armën e zjarrit, e cila ndodhej brenda automjetit të të dyshuarit.
Arma dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga policia.
Me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
(Kosova Sot Online)
