Lirohet nga burgu Dritan Hate i “Hakmarrja për drejtësi”
Kthimi i dosjes për rigjykim nga Gjykata e Lartë, nxjerr nga burgu pjesëtarin e organizatës kriminale “Hakmarrja për drejtësi”, Dritan Hate.
Dritan Hate, ishte dënuar nga dy shkallët e gjyqësorit me 23 vjet burg për disa episode në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Hakmarrja për Drejtësisë”.
Deri në prill të 2015, Hati ishte i vetmi nga 10 të pandehurit e dosjes, pasi të tjerët ishin në kërkim. Në 23 prill të vitit të kaluar, forcat RENEA-së arrestuan në Pogradec edhe Gentian Cakën, i dënuar në mungesë me 25 vite burg, njofton Abc News.
I vetmi nga të pandehurit që ka qëndruar i lirë në Shqipëri është Gëzim Gjoni, i cili ka hyrë dhe dal disa herë nga burgu për shkak zvarritjeve të procesit gjyqësor. Si drejtues të kësaj organizate, prokuroria akuzon Orik Shytin dhe Altin Arapin, të cilët kanë bashkëpunuar me të dyshuarit Roland e Leart Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Nikolin e Pasho Novruzaj. Pesë nga të pandehurit e këtij procesi, kanë fituar azil politik në vende të ndryshme të BE-së për shkak të akuzave dhe procesit gjyqësor që vazhdon nga vitit 1996.
(Kosova Sot)
