New York rrit pagën minimale në 15 dollarë/ora
Guvernatori demokrat i New York, Andrew Cuomo ka arritur një marrëveshje me dy dhomat legjislative të këtij shteti për një projketbuxhet që parashikon rritjen e pagës minimale në 15 dollarë/ora.
Kjo masë pritet të prekë rreth 2,3 milionë persona në shtetin e New York, sipas një komunikate të publikuar nga guvernatori.
Kjo deklaratë vjen tre ditë pas një marrëveshje të ngjashme të arritur nga ligjvënësit kalifornianë për të rritur gjithashtu rrogën minimale në 15 dollarë/ora.
Rroga minimale ligjore aktualisht është 7,25 dollarë në nivel federal dhe 9 dollarë/ora në shtetin e New York.
