Pacienti merr flakë në sallën e operacionit (Foto)

  • 02 May 2016 - 23:34
Pacienti merr flakë në sallën e operacionit (Foto)

Një pacient është përfshirë nga zjarri derisa ndodhej në sallën e operacionit. Megjithatë një raport i sapodalë lidhur me incidentin e ndodhur në New York në vitin 2014 jep pak detaje lidhur me ngjarjen e rëndë, raporton New York Post.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur për shkak të një nivelit të rritur të oksigjenit në dhomë, dhe mungesës së maskës së oksigjenit.

Raporti nuk ka dhënë detaje të llojit të operacionit, pacientit apo rreth plagëve të marra në “Langone Medical Center” në New York , duke thënë se:

“Ka qenë një shkëndijë e cila ka përfshirë një pajisje në sallën e operacionit dhe si rezultat i sasisë së tepërt të oksigjenit, zjarri ka përshkallëzuar duke përfshirë edhe pacientin që po i nënshtrohej operacionit”.

(Kosova Sot)

Image