A e dini sa është sipërfaqja e mushkërive?
Sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi; në fakt për të dërguar sa më lehtë oksigjenin në gjak, mushkëritë janë të pajisura me qindra bronke dhe hojëza. Këto janë të lidhura me kapilarët që çojnë oksigjenin në gjak duke marrë dyoksidin e karbonit (CO2), trasmeton gazeta Kosova Sot Online
Sipërfaqja gjigante e mushkërive ndihmon këto veprime dhe na siguron një shkëmbim të denjë oksigjeni dhe dyoksidit të karbonit në çdo moment. Mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë për t’i lënë hapësirë zëmrës.
(Kosova Sot)
