"Brexit", apo thyerja e mitit të Bashkimit Evropian ?!

  • 27 June 2016 - 08:07

Shkruan: Florim Zeqa

Ka ardhur momenti për të thyer skemat dhe mitet e vendosura nga e kaluara e fshehtë dhe për t'u zgjuar nga ëndrrat e këqija, ku ka lugetër si kryeministri aktual i Kosovës, Isa Mustafa, dhe presidenti Hashim Thaçi ( i mbajturi peng nga forcat e fshehta), i cili vetëm duke ëndërruar mund të thotë se "Bashkimi Evropian është objektivi ynë, vizioni ynë!"

Referendumi për daljen e Britanisë nga BE-ja e ka trazuar gjithë politikën evropiane dhe nuk do të kalojë pa pasoja për shtetet anëtare të BE-së. Me rezultatet e votimit të së enjtes së kaluar, Bashkimi Evropian rrezikon të tkurret akoma më tepër në të ardhmen, pasi rezultati i referendumit do të jetë një impuls pozitiv për shtetet e tjera, si: Franca, Holanda, Austria, Finlanda, Hungaria...etj. Për "sukseset" e këtij unioni të dhënat flasin vetë: Greqia prin me 27, 3 % të papunë, e ndjekur nga Spanja me 27, 6 %, Kroacia me 17,6 %, Portugalia me 16,5 %, Irlanda me 13,1 %, Italia me 12,2 %, etj,...me një mesatare prej 12 % brenda zonës së BE-së dhe me 10.8 % në nivel të Unionit Evropian (të dhëna relative nga dhjetori 2013 e këndej). Dhe sikur nuk mjaftojnë propozimet unike të të ashtuquajturit "pushtet i zgjedhur nga populli" për nevojën e marrjes së borxheve publike, të huazuara nga BCE (banka qendrore evropiane)...miliarda e miliarda euro për të mbuluar humbjet e shkaktuara nga të të njëjtit persona që sot thirren në emër të zgjidhjes së këtyre problemeve. Bazuar në këto të dhëna, asnjë mendje e shëndoshë e njeriut nuk do të dëshironte të bëhej pjesë e një organizate që ka marrë rrugën e falimentimit. Mirëpo kështu nuk është kur flitet për Kosovën dhe politikanët e saj, të cilët, t'i quash të korruptuar është komplimenti më i madh për ta! Këta të ashtuquajturit "përfaqësues të popullit", sikur i harrojnë të dhënat alarmante për shtetet anëtare të BE-së, e mbi të gjitha të atyre të posaanëtarësuara, si: Sllovenia, Kroacia, Rumania, Bullgaria, etj. Këtu nuk bëhet fjalë për skeptik apo antievropian, por për të kuptuar origjinën e mekanizmave të kësaj diktature burokratike.

Sundimi i burokratëve Historia përsëritet si zakonisht - dhjetëra milionë veta humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore në tentativë për të ndalur Hitlerin dhe nazistët që synim kishin krijimin e "unionit" të Evropës, të kontrolluar nga niveli qendror,...mirëpo tani kur kemi kaluar nga një "këmbim të lirë", të quajtur komuniteti ekonomik evropian (CEE) apo "treg i lirë", deri të një centralizim të pandalshëm të pushtetit për të ardhur deri të Komisioni Evropian, i krijuar nga burokratët që përfaqësojnë një version të "Politbyrosë Sovjetike". Loja është shumë e thjeshtë - heqja e të drejtave njerëzore në mënyrë graduale deri në heqjen e sovranitetit të kombeve, siç është imponimi pa referendum popullor me "Traktatin e Lisbonës" të 2007-së, i quajtur kështu pas tentativës së dështuar për krijimin e "Kushtetutës Evropiane" (Costituzione Europea), e rrëzuar nga referendumi popullor Francez dhe ai Holandez i 2005-së. Kush i kontrollon këto "shtete unike të Evropës" është shumë inteligjent, por sigurisht pak i mençur, si në rastin e Irlandës shteti i vetëm ku kushtetuta parasheh referendumin, në qershorin e 2008-s populli votoi kundër, por shtetet anëtare të unionit e thërrasin sërish qeverinë Irlandeze, praktikisht i bindin politikanët dhe popullin për të votuar sërish në 2009-në "PO" Traktatit të Lisbonës, duke ju ofruar "përparësi" në këmbim të anëtarësimit.

Kthimi te nacionalizmi President i parë i Bashkimit Evropian ishte belgu Herman Van Rompuy, pjesë e "Grupit Bilderberg" (të paktë janë ata që kanë dëgjuar për këtë grup). Ky është takimi sekret vjetor i politikanëve, bankierëve me influencë në krijimin e monedhës unike evropiane (euro) dhe eliminimin e shumicës së monedhave kombëtare evropiane. Hapi i radhës do të jetë krijimi i një policie dhe ushtrie me president-diktator ashtu siç ka propozuar Tony Blair, kryeministri britanik nga 1997-2007. Radha është që çdo qenie njerëzore të kthjellët nga gjendja e hipnozës aktuale dhe të fillojë të marrë përgjegjësitë e veta për të ardhmen e vet dhe fëmijëve, nipave, etnitetit apo kombit që i takon, pse jo edhe të tërë planetit i cili aktualisht është i lidhur nën zinxhirët e forcave negative që janë duke përmbysur hap-pas hapi deri në vetëshkatrrim. Ka ardhur momenti për të thyer skemat dhe mitet e vendosura nga e kaluara e fshehtë dhe për t'u zgjuar nga ëndrrat e këqija, ku ka lugetër si kryeministri aktual i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi ( i mbajturi peng nga forcat e fshehta), i cili vetëm duke ëndërruar mund të thotë se "Bashkimi Evropian është objektivi ynë, vizioni ynë!" Dhe vetëm ata që nuk e kuptojnë të vërtetën dhe faktet mund t'i besojnë këtij iluzioni, që si kosto ka humbjen e sovranitetit individual të çdo qenie njerëzore. Andaj përfundimisht politikanët e Kosovës, respektivisht deputetët e pozitës dhe opozitës, duhet t'i kërkojnë me ngulm ndryshimet kushtetuese, që mundësojnë nxjerrjen e ligjit për referendumin, si instrumentin më demokratik të një vendi të pavarur dhe sovran. Qytetarët e (afërsisht) Republikës së Kosovës duhet t'i shtrojnë vetës një pyetje: Çfarë ndryshimi mund t'u sjellë Unioni Evropian, i cili nga themelimi dhe deri në ditët e sotme (përveç lëvizjes së lirë) nuk ka sjellë asgjë pozitive në shtetet brenda këtij unioni?

 

(Kosova Sot)