Titizmi i përpunuar në Serbi që e propozon Vuçiqi është neofashizëm

Titizmi i përpunuar në Serbi që e propozon Vuçiqi është neofashizëm
  • 07 February 2018 - 08:03

Çështjes shqiptare i duhet SHBA-ja më shumë se kurrë, si njeriut ajri, sepse pa këtë faktor pansllavizmi do të na shpronësojë dhe do të na shfarosë. Më nuk do të zgjedhë mjete, sidomos nga 11 shtatori 2016, kur në Kotor u themelua me sugjerimin e KOS-it " Ushtria Ballkanike e Kozakëve"

Prof.Dr. Hakif Bajrami: Më 1913 Edurd Grei shkruante: " E sakrifikuam Shqipërinë dhe e vendosem paqen në Ballkan"! Çka ndodhi pas sakrifikimit: Tragjedia më e madhe botërore dhe ballanike në histori 1914-1918. Kështu po provohet edhe sot, duke i grabitur edhe ca toka të Kosovës, një pjesë deti të Shqipërisë, por paqja në Ballkan është buzë katastrofës, sepse agjenturat ruso-serbiane janë sërish në ofensivë për dalje në Adriatik. Kjo shans ruse ndodh, aq më parë kur SHBA-ja gati e pati vënë Ballkanin në "frigorifer", dhe Gjermania nuk po mundet ta luajë rolin e Piemontit evropian. E, pra, çështjes shqiptare i duhet SHBA-ja më shumë se kurrë, si njeriut ajri, sepse pa këtë faktor pansllavizmi do të na shpronësojë dhe shfarosë. Më nuk do të zgjedhë mjete, sidomos nga 11 shtatori 2016, kur në Kotor u themelua me sugjerimin e KOS-it " Ushtria Ballkanike e Kozakëve". Kjo ushtri do ta monitorojë: Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Bosnjën, Kroacinë. Lidhur me këtë, kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq, që tjetër mendon, tjetër flet dhe tjetër vepron, e quan këtë ushtri "punën më inteligjente postmilosheviqiane", në një takim me priftërinjtë në Valevë.

Si i tradhtoi titizmi shqiptarët në vitet 1941-1966? J. B.

Tito më 17 tetor 1940 do të pranojë që Kosova të ndërtohet si Republikë socialiste fshatare. Në vijim, në vitin 1941 në Shqipëri do të gjinden jorastësisht dy agjentë të Kominternit, njeri prej të cilëve (D. M) kishte shkuar në emër të PKJ, për ta bërë PKSH-në filial. Më 17 tetor 1942 do të themelohet Shtabi Kryesor i AP të Kosovës, i drejtuar nga antifashisti Fadil Hoxha. Më 1943 Milladin Popoviqi, duke vlerësuar se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare në Kosovë kishte marrë dimensione faktorizuese antifashiste, do t`i shkruajë Shtabit Suprem të Jugosllavisë (Titos) që "Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës të drejtohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Shqipërisë". Ndaj kësaj kërkese me shpejtësi rrufeje do të përgjigjet J. B. Tito: "Tani nuk është koha që të shtrohet çështja e kufijve. Tani lufta kryesore është kundër nazifashizmit". Në vijim S. V. Tempo, për ta mjegulluar çështjen e luftës së drejtë shqiptare, në viset shqiptare (Kosovë, Shqipëri, Jugosllavi), do të propozojë krijimin e një Shtabi Ballkanik antifashist, ku fjalën kryesore do të kishin jugosllavët. Këtë tentim "atentati", ndaj çdo lufte çlirimtare në Ballkan do ta prishin, me një anë Gerogi Dimitrovi, ndërsa në anën tjetër misionarët (oficerët informtorë) anglezë. Kur dihej se fashizmi e ka humbur luftën, çështja e Kosovës, përmes dokumenteve të Konferencës Bujanit (2 janar 1944), do të shtrohet si kërkesë rezolute në Shtabin Suprem të Jugosllavisë dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Shqipërisë, përcaktimi i popullit të Kosovës. Të dy shtabeve do t`u dërgohen dokumentet e Konferencës së Bujanit nga Fadil Hoxha më 10 janar 1944. Shumë shpejt Shtabi i Përgjithshëm i Shqipërisë do të marrë qëndrim pro të gjitha kërkesave të Konferencës së KNÇ të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. Ndërsa, në dokumentet e Konferencës Buajnit nuk do të përgjigjet Tito, por Millovan Gjilasi, më 28 III 1944, ku kërkonte zhvlerësim të shumë vendimeve faktorizuese të Konferencës së Bujanit.

Vënia e thikës pas shpine

Në vijim, duke i vërejtur dredhitë titiste rreth fatit të Kosovës, më 24-26 gusht 1944, Enver Hoxha do ta drejtojë një delegacion në Vis (Deti Adriatik kroat) i përbërë prej: Koçi Xoxes, Ramadan Çitakut dhe Bedri Spahut. Gjatë atij takimi do të arrihet pajtim i plotë: "Nëse Shqipëria ndërton sistem ekonomiko shoqëror socialist, Kosova do t`i takojë Shqipërisë". Por, disa ditë pas largimit do të pasojë vënia thikës pas shpine Luftës antifashiste shqiptare në Kosovë, më 2 shtator 1944. Kështu, Tito për ta shndërruar marrëveshjen e Visist në zero vlerë, së pari (në lëmin ushtarak), do ta degradojë Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit në Shtab Operativ, nën varësinë e Shtabit Kryesor të Serbisë. Ky degradim vinte në kohën kur lufta antifashiste në Kosovë po zgjerohej horizontalisht në tërë trevën e Kosovës. Sidomos deri në këtë kohë ishin themeluar disa batalione dhe radha partizane shqiptare të Kosovës (1942-1944). Duke e vërejtur me kohë tradhtinë jugosllave, më 12 shtator 1944, Enver Hoxha do t`i dërgojë dy brigada (të Tretën dhe të Pestën) në Kosovë dhe më gjerë, për ta paralizuar krimin komunisto-çetnik pansllavist-titist. Në rrethana të parullës:"çdo gjë për frontin, të gjithë për liri", në Kosovë do të fillojë mobilizimi antifashist. Shumë shpejt do të arrihet të rekrutohen dy divizione thjeshtë shqiptare: Divizioni i Shaban Haxhisë dhe Divizioni i Shaban Polluzhës, të cilat ishin në tërësi ishin të përbëra prej rekrutëve shqiptar, afër 15 000 ushtarë, nga 18-35 vjeç. Brigada e Shaban Haxhisë do të shkojë në Srem dhe atje agjentët sllavë ia bënë skenarin e tradhtisë, por ajo u pengua në momentin e fundit nga kolonel Qamil Brovina dhe gjeneral kolonel Fadil Hoxha. Do t`i organizohet kësaj brigade një atentat në fillim të nisjes, në trenin Kushumli-Nish, por atentati do të evitohet në çastet e fundit nga oficerët shqiptar në përcjellje (patrioti Q. Efendija i Gjakovës e zbulon tentim likuidimin e tërë kontingjentit në tren, kur tre serbë komunisto-çetnik tentojnë ta shkë- pusin lokomotivën nga vagonët, në mënyrë që të pasojë përplasja).

Kërkohet në Kosovë vendosja e diktaturës ushtarake

Në vijim, në vend që partizanët-ushtarë shqiptarë të lavdërohen me kërkesë të Aleksandër Rankoviqit dhe Millovan Gjillasit, Pera Brajeviq dhe Spasoje Gjakoviq, duke iu bashkangjitur edhe Krsta Filipoviq, më 26 dhjetor 1944 do t'i shkruajnë Titos që në Kosovë të vendosë diktaturën ushtarake. Do të reagojë në të njëjtën ditë Milladin Popoviqi, në të njëjtën adresë që: "Ushtarët (divizionet dhe brigadat e ardhura nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi) tanë po sillen ndaj shqiptarëve në Kosovë, sikurse Ushtria e Kralit". Duke vërejtur çdo krim që bëhej do të reagojë edhe Fadil Hoxha më 26 janar 1945 se: "Për një njeri që kërkohet nga OZN-a, po torturohet i tërë fshati shqiptar. Kjo praktikë po e barazon Ushtrinë tonë me atë të kralit serbian".

 SHKRUAN: PROF.DR. HAKIF BAJRAMI

(Kosova Sot)