Triumfi i Ajnshtajnit 100 vjet më parë

Triumfi i Ajnshtajnit 100 vjet më parë
Triumfi i Ajnshtajnit 100 vjet më parë

Prof. Dritan Spahiu

  • 12 November 2019 - 15:42

Revista e mirënjohur amerikane Timenëditën e fundit tëshekullit 20, u kërkoi lexuesëve të saj të zgjedhin personin më të rëndësishëm ndërmjet njerzëve më të shquar të botës. Nënumrin e saj tëbotuar më 31 Dhjetor 1999, kjo revistëe deklaroi Ajnshtajnin “Personi i Shekullit”. Ish Presidenti amerikan Franklin D. Roosvelt u rendit i dyti dhe luftëtari për paqen indiani Mahatma Gandi ishte i treti në këtë klasifikim.

Ajnshtajni u konsiderua si simboli i shekullit të kaluar; sepe ai revolucionarizoj shkencën e Fizikës të kohës së tij.Ai i dha kësaj shkence një varg zbulimesh të reja, që ndryshuan bazat e Fizikës klasike, të themeluar nga Njutoni i madh dhe që u plotësuan edhe nga shkencëtarë tëtjerë të famëshëm. Në moshën 26 vjeçare Ajnshtajni shkëlqeu kur ndërtoi Teorinë Speciale të Relativitetit dhe kur dha një interpretim krejtësisht të ri për natyrën e dritës, duke treguar se çfarëështë drita dhe si përhapet ajo në hapësirë. Në këtë teori Ajnshtajni sqaroi gjithashtu edhe lidhjen ndërmjet masës dhe energjisë dhe formula e famshmre që shprehë këtë lidhje:E =mc2u bë emblema e shekullit 20.

Në nëntor të vitit 1919, pra 100vjet në parë, tashmë në moshën 40 vjeçare, Ajnshtajni u bë i famshëm. Dy ekspedita shkencore të astrofizikanëve anglez konfirmuan faktin se rrezet e dritës që vijnë nga yjet e largët gjatë rrugës së tyre përkulen nga forcat e tërheqjes së Diellit kur kalojnë afër tij siç ishte parashikuar nga Ajnshtajni në Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit. Kjo teori u konsiderua si teoria e re e gravitacionit që kundërshtonte teorinë e Njutonit të formuluar rreth 250 vjet më parë. Kështu më 8 nëntor të vitit 1919 gazeta angleze London Times botoi artikullin: “Revolucion në shkencë, Ajnshtajni kundër Njutonit”. Dy ditë më vonë, gazeta amerikane “The Neë York Times kishte si kryeartikull të saj “Drita përkulet kur përhapet në hapësirë. Pothuajse të gjithëshkencëtarët kanë pranuar rezultatet e vrojtimeve të eklipsit. Teoria e Ajnshtajnit ka triumfuar”.

Në këto artikuj u dhalajmi për konfirmimi zyrtar tëvërtetimit eksperimental tëTeorisë sëPërgjithshme të Relativitetit të krijuar nga Ajnshtajni. Por çfarë koncepte dhe ligje të reja paraqet kjo teori? Në bazën e Teorisë Speciale të Relativitetit, të formuluar nga Ajnshtajni në vitin 1905,ështëvënë pohimi se hapësira dhe koha nuk janë absolute, tëpa ndikuara nga asgjë, siç mendonte Njutoni, por ato janë relative. Kështu tik-taket e orës, që paraqesin rrjedhëshmërinë e kohës, varen nga gjendja e lëvizjes së mbajtësit të saj dhe sa më e madhe është shpejtësia e lëvizjes, aq më ngadalë rrjedh koha.

Në qoftë se këtëpohim do ta shtrijmëpër proceset biologjike, siç janë proceset jetësore që zhvillohen te njerëzit, atëhere duhet të themi se sa më e madhe do të jetë shpejtësia e lëvizjeve tona aq më ngadalë do tëzhvillohen këto procese dhe rrjedhimisht aq më ngadalë do të mplakemi. Por teoria e Ajnshtajnit thotë se ky efekt ndihet vetëm kur shpejtësitë e lëvizjeve të objekteve janë të afërta më shpejtësinë e dritës, qëështë shpejtësia më e madhe dhe faktikisht e pa arritëshme për objektet. Po kështu në këtë teori vërtetohet se gjatësia e objekteve shkurtohet në drejtimin e lëvizjes aq më shumë sa më e madhe është shpejtësia e lëvizjeve të tyre.

Në vitin 1915 Ajnshtajni përfundoj formulimin e Teorisë sëPërgjithshme të Relativitetit, që konsiderohet si zbulimi më i madh i tij. Në bazën e kësajteorieëshë vendosur ideja se forcat e bashkëveprimeve të trupave, që ndryshe quhen forca gravitacionale, kanë të njetin efekt, si dhe efekti i nxitimit të lëvizjes sëobjekteve. Kështu p.sh. nxitimi i lëvizjes së makinës ndjehet si një veprim gravitacioni që na ngjeshë në seditje aq më fort sa më i madh është nxitimi; po kështu kur ashensori përshpejtohet për nga lart ne ndjejmë ngjeshjen gravitacionale në dyshemenë e tij te këmbët tona.

Me fjalë të tjera forcat gravitacionale dhe nxitimi i lëvizjes së objekteve kanë efekte krejt të njejta dhe këtë fakt Ajnshtani e ka vënë në bazën e teorisë së tij të relativitetit, duke e emëruar si parimin e njëvlershmërisë.Për veç kësaj, sipas teorisë së Ajnshtajnitforca gravitacionale që ushtron çdo trup, siç është p.sh.Dielli, shkakton efektin e përkuljes së hapësirës dhe kohës rreth e rrotull tij aq më shumë sa më e madhe ështëmasa gravitacionale e këtij trupi. Përkulja e hapësirë- kohës duket si diçka abstrakte dhe e paqartëdhe për ta qartësuar sado pak po ju kujtoi se dikur Toka mendohej se ishte e sheshtë, por në fakt ajo ka formë sferike. Përkulja e hapësirë – kohës ka efektet e veta, njëra prej të cilavave është ngadalësimi i ritmit të rrjedhjes së kohës.

Kështu tik-taket e orës ngadalësohen aq më shumë samëafër masës gravitacionale do të ndodhet mbajtësi i tyre. Një pohim tjetër shumë i rëndësishëm i Teorisë së Përgjithshmëe tëRelativitetit është fakti se rrezet e dritës kur kalojnë pranë trupave me masë të madhe, siç është p.sh. tre Dielli, ato nuk përhapen në vijë të drejtë por rruga e tyre bëhet e përkulur dhe kjo përkulje është aq më e madhe sa më e madhe është masa e trupit pranë të cilës kalojnë rrezet e dritës.

Në Fizikë pranohet pa kushte fakti se një teori e formuluar qoftë edhe nga një shkencëtar i madh, siç ishte Ajnshtajni, do të pranohet si e vërtetë shkencore vetëm kur ajo do të provohet eksperimentalisht. Kështu në qoftë se gjendet qoftë edhe një fakt i vetëm që nuk vërtetohet nga teoria, ajo duhet të korigjohet dhe kur kjo gjëështë e pamundur të bëhet, atëhere teoria, sado e bukur që të jetë,konsiderohet e papranueshme.

Teoria e Ajnshtajnit, në thelbin e saj, parashtronte me një logjikë të hekurt bazat e reja të gravitacionit (tërheqjes së përgjithshme), duke argumentuar se teoria e Njutonit për këtë problem ishte vetëm pjesërisht e saktë. Shkencëtarët e kohës i mahniste guximi me të cilin teoria e Ajnshtajnit kërkonte ndryshimin e ligjeve të Gjithësisë, të formuluara nga Njutoni i madh. Në fakt teoria e Njutonit u kishte shërbyer aq mirë astronomëve në zbulimet e tye sa që ishte shumëevështirë që ata të ndryshonin mendjen e të pranonin idetë e Ajnshtajnit. Këtë mëdyshje do ta zgjidhnin vetëm vrojtimet eksperimentale. Duke ndjekur me kujdes parimet e teorisë së tij të relativitetit Ajnshtajni arriti të shpjegojë me sukses të plotë “anomalinë” e trajektores së planetit Merkur, planeti më i afërt me Diellin, që nuk ishte shpjeguar dot duke përdorur teorinë e Njutonit. Ky ishte suksesi i parë i teorisë së Ajnshtajnit, por i pamjaftueshëm.

Nismën e parë për të vërtetuar shmang-jen e rrezeve të dritës kur kalojnëafër trupave me masë të madhe, që parashikonte teoria e relativitetit, e ndërmorën skencëtarët anglez. Institucioni mëi madh shkencor i Anglisë, Shoqata Mbretërore, së bashku me Shoqatën Mbretërore të Astronomëve të Anglisë emëruan një komision që do të kryej eksperimentin për verifikimin e teorisë së Ajknshtajnit dhe në krye të këtij Komisioni u vu Sir Artur Edingtoni, fizikani dhe astronomi i shquar që ishte dalluar si një nga njohësit më të mirëdhe më të saktëtë Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit. Kjo teori është shumë e vështirë për t’u kuptuar edhe nga shkencëtarët më të aftë; lidhur me këtë thuhet se Edingtonit i është bërë një lëvdatëkur i thanë se ai ishte njeri prej tre shkencëtarëve që e njihnin plotësisht Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit. Kur e pyetën Edingtonin që tëjepte mendimin re tij për këtë gjë ai shfaqi një farë hutimi dhe deklaroi se nuk po e gjentedot se kush ishteky i treti.

Sir Artur Edington i Edingtonit vendosi qëeksperimenti për të vrojtuar përkuljen e mundëshme të rrezeve të dritës që vijnë nga yjet e largët do të bëhej kur ato do të kalojnë afër Diellit. Kushtet më të përshtatshme për të vrojtuar këtë përkulje sigurohen kur ndodh eklipsi iplotë i Diellit, i cili ishte parashikur se dotëndodhte më 20 mars 1919. U vendos që matjet të bëheshin nga dy ekspedita që do të vrojtonin eklipsin e Diellit në kushtet më të mira, njëra në veri të Brazilit dhe tjetra në Gjirin e Guinesë nëAfrikën Prendimore. Vrojtimet e regjistruara nga dy ekspeditat u përpunuan me shumë kujdes dhe më 6 nëntor të vitit1919 rezultatet e vrojtimeve u paraqitën në mbledhjen e përbashkët të Shoqatës Mbretërore dhe të Shoqatës Mbretërore të Astronomisë të Anglisë.

Në përfundim të mbledhjes shkencëtarët më të shquar tëkëtyre institucioneve më të mira shkencore të Anglisë,deklauan se rrezet e dritës ishin përkulur si rezultat i veprimit të fushës gravitacionale të Diellit me saktësinë e plotë siç ishte parashikuar nga Ajnshtajni në teorinë e tij. Kryetari i Shoqatës Mbretërore, shkencëtari me famë botërore J.J. Thomson, që kishte zbuluar elektronet, e konsideroi teorinë e Ajnshtajnit si një nga sukseset më të mëdha në historinë e mendimit njerëzor.Ai tha: “Ky nuk është zbulimi i një ishulli të çfordoshëm, por i një kontinenti të mbushur me ide të reja shkenxore.Ky është zbulimi mëi madh për forcëngravitacionale, që nga koha kur Njutoni formuloi parimet e tij”.

Njoftimin për konfirmimin eksperimental të teorisë së tij nga ekspeditat e astronomëve anglez Ajnshtajni e mori që në shtator të vitit 1919 dhe gëzimin e vet ai e ndau me nënën e tij. Në letrën që i dërgoi asaj shkruante: “Sot kemi lajme të mira…..ekspedita angleze vërtetoi devijimin e rrezeve të dritës kur kalojnë afër Dielllit.”

Me suksesin e madh për vlerësimin e zbulimeve të tij, Ajshtajni 40 vjeçar u konsiderua si një shkencëtar gjenial, si një hero në shkencë dhe kështu filloj të ngrihej legjenda ajnshtajniane, filloj të rritej miti i figurës së tij.Qëndrimi i qarqeve shkencore të Londrës lidhur me zbulimet shkencore të Ajnshtajnit ishte shumë domethënës. Në mënyrë shumë të bukur këtë fakt e ka shprehur fizikani i njohur Filip Frank, mik i Ajnshtajnit kur deklaroi se: “Vepra e dijetarit që i përkiste atëdheut të mundure të poshtruarishte njohur nga më fodulli i kombeve fitimtare”.

Ajnshtajni dhe Edingtoni

Maks Planku, shkencëtari i madh gjerman, ishte i pari që njohu gjenialitetin e Ajnshtajnit. Me propozimin e Plankut dhe të Nernstit, si dhe me miratimin e Akademinë së Shkencave të Gjermanisë, Ajnshtajni u ftua që të jetë akademik në këtë institucion të shkëlqyer shkencor.U kthye në Gjermaninë prill të vitit 1914 mbas 20 vjetësh që kur ishte larguar prej saj. Kushtet që i ofroi Akademia gjermane Ajnshtanit ishin shumë të mira dheai mund të kryente studime shkencore krejtësisht i lirë pa asnjë shqetësim. Rimori nënshtetësinë gjermane dhe qëndroj aty për18 vjet. Këto ishin vitet ezbulimeve më të mëdhaja të Ajnshtajnit, të Teorisë së Relativitetit dhe të Fizikës moderne, por njëherazi edhe të shqetësimeve të mëdha shoqërore.

Kthimi i tij në Gjermani ndodhi në kohën kurshumë gjëra kishin ndryshuar dhe sapo kishte filluar lufta e parë botërore. Ajnshtajni ishte një pacifist dhe europian i pastër, i paprekur nga politika dhe e konsideronte luftën si një tërbim që shkatrron gjithëçka, që sjell vrasje të pamëshirshme, vuajtje çnjerëzore, shkatrrim të civilizimit, marrrje peng të kulturës dhe të ardhmes europiane. Por për çfarë? Ai e konsideronte luftën si një epidemi çmendurie dhe lakmie që po e shpartallonte botën.Në nëntor të vitit 1915 Liga e Gëtes në Berlin i kërkoi Ajnshtajnit të thotë mendimin e tij për luftën dhe ai shkroi një mesazh që përfundonte me fjalët: “Pse duhet të themi shumë fjalë kur gjithçka shprehet me një fjali: Nderoni Jezu Krishtin, udhëheqësin tuaj, jo me fjalë dhe me hymne, por vetëm me veprimet tuaja”.

Lufta e parë botërore, përveç shkatrrimeve të jashtëzakonshme, krijoj te njerëzit zhgënjim të madh; ata mallkonin vrasjet, intrigat dhe urrejtjen e përhapur gjithë andejdhe aspironin paqen e përgjithshme për të harruar luftën dhe pasojat e saj.Fizikanët apelonin hapur të hiqej dorë nga urrejtja midis kombeve dhe të pranohej bashkëpunimi dhe respekti reciprok midis tyre. Bashkëpunimi i shkencëtarëve që u pëkisnin dy kampeve më të mëdha të luftës së egër midis tyre, tëAnglisë dhe Gjermanisë, u bashkuan dhe punuan së bashku për teorinë e Relativitetit.

Kjo dha shpresën e shumëdëshiruar të fillimit të mirëkuprtimit paqësor. Bota ishte lodhur nga lufta dhe po kërkonte të shikonte ringjalljen e shenjave të fisnikërisë njerëzore dhe ja papritur u gjet gjeniu shkencor modest, që ishte i interesuar vetëm për kërkimet e pastra shkencore. Ky hero i ri u shfaq si me dëshirën e Perëndisë, tamam në momentin kur herojt e vjetër u dogjën nën gërmadhat e luftës. Ajnshtajni po bëhej një figurë publike e njohur në të gjithë botën. Në takimet e shumta dhe gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë që ndërmori më vonë, ai shprehu qartazi pikëpamjet e tij racionale, progresive dhe liberale në favor të bashkëpunimit dhe besimit ndërkombëtar, duke dënuar njëkohësisht të këqijat e militarizmit, të nacionalizmit të shfrenuar, të tiranisë. Ai e urrente militarizmin po aq verbërisht sa e donin mbrojtësit e tij. Ai nuk ishte politikan, por ishte mendimtar, filozof, dhe moralist, që luftoi për të ruajtur dhe për të pasuruar trashëgiminë sociale të njerëzimit. Ai ishte indiferent ndaj lëvdatave që i bëheshin dhe thoshte se “kulti i individit është krejtësisht i pajustifikuar”. Atë e gjejmë krahas personaliteteve më të mira të botës, duke luftuar për të drejtat e njerzve, për lirinë e individit, për sigurinë dhe paqen botërore, për mirëkuptimin midis kombeve. Ai e tha fuqishëm fjalën e tij në shumë komisione të Lidhjes së kombeve dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare. Kështu ai mori titullin e qytetarit të botës.

Bertrand Russell, matematikan,filozof dhe sociolog i shquar e ka karakterizuar Ajnshtajnin në këtë mënyrë: “Ajnshtajni ishte jo vetëm një shkencëtar i madh, por edhe një burrë i madh Ai qe simboli i paqes në botën që shkoi drejt luftës. Qëndroj me pikëpamje të mençura në një botë të sëmurë dhe mbeti liberal në një botë plotë me fanatikë”.

(Kosova Sot Online)