Albin Kurti nuk është problemi, por zgjidhja!

Albin Kurti nuk është problemi, por zgjidhja!
Albin Kurti nuk është problemi, por zgjidhja!

Arsim Haziri

  • 31 March 2020 - 10:49

Dhe aktiviteti i tij prej një problematiku masiv politik është dhe mbetet vetëm nën syrin e kundërshtarëve të dobët e të paargumentuar politik, jo edhe në vlerësimin e drejt qytetarë. Jam në gjendje t’ua njohë shqetësimin atyre, por jam edhe më shumë në gjendje t’ua kuptoj frikën ndaj rritjes së Albinit, prandaj edhe u sintetizuan të gjithë për ta ulur institucionalisht. Ai përnjëmend është fajtor, por fajësia e tij është racionale dhe e drejt madje e legale për ta poseduar e zotëruar gjithkush, veçanërisht pretenduesit politik, apo liderët partiak.

Ai përngjason me karakterin e një lideri të kompletuar e karizmatik, për më shumë të përgatitur për t’u ballafaquar edhe më sfida të rëndësisë nacionale, dhe mbi të gjitha përpos stoik në parime poashtu edhe konsistent në qendrime. Gjithmonë dhe gjithnjë janë problematizuar edhe pse padrejtësisht kuadrot fuqishëm, në rastin tonë nga vet fakti se po luftohej politikisht dëshmon dhe konstaton për fuqinë të cilën e posedon Albini. Është krejtësisht frika si arsye që ndikon në unitetin e subjekteve tjera në ballafaqim të tij, jo edhe guximi individual i gjithsecilës.

Këtu kemi të bëjmë me një frikë, krejtësisht për arsye banale, krejtësisht e si shkak i dobësisë dhe asaj të paraqitur përgjatë keqqeverisjeve. Vendit i duhen njerëz që dijnë dhe mundën, njerëz që reflektojnë pastërti dhe guxim, jo edhe aso çfarë mund e janë sinonin i dukurive negative. Përtej këtyre ngjarjeve krejtësisht të qëllimsht e negative, është kontrata e madhe qytetare ajo që sërisht do ta vendos vulën për mënyrën e qeverisjes. Çdo metodologji mund të vihet në funksion të rrëzimit të tij, mund të paramendohet çdo gjë, mirëpo jo edhe mund të konkretizohen ato duke e ditur gjithnjë për mbështetjen e madhe që gëzon prej trupit publik. 

Edhe tanimë  fronti tjetër politik përmes mjeteve kundërkushtetuese po përpiqet për ta përulur besimin e madh qytetarë , besimin të  cilin e absorboi lëvizja. Në  kushtet e një  demokracie liberale, parashihen procedura tjera, pra racionale me të  cilat arrihet të  masivizohet vota si mbështetje qytetare. Jo edhe këto që  po pretendohen  t’i përdorin madje për më  keq, LDK-ja fatkeqësisht është  në  prehërin e PDK-s, konstatimin për një  simbiozë  të  pashkëputshmë politike e kuptuam edhe tanimë , më  rrëzimin e qeverisë  Kurti.

Për fund them se qeveri pa përfshirjen e Lëvizjes S’MUND të  ketë, çdo matematikë e kalkulime tjera nënkupton shtrembërim të  vullnetit qytetarë, dhunim të  besimit të  tyre, pasi tetori i vitit të  kaluar tregoi qartazi se kush duhet të  udhëheqë me përgjegjësitë e larta publike. Duke ditur se presidentit të  vendit kushtetshmërisht iu kërkohet uniteti  dhe garantimi demokratik i funksionimit të  institucioneve të  shtetit, atëherë  veprimet e tij duhet të  jenë  brenda ligjeve dhe frymës kushtetutese, në  të  kundërtën çdo nismë e tij përbrenda e me logjikë  politike ndikon në  provokimin e situatave të  pariparueshme dhe për më  keq  dhunon besimin masiv që  është  materializur në  kushtetutë. 

Qeveri pa besimin më  të  madhe qytetarë  s’mund të  ketë, e për t’i formuar ato përmes procedurave demokratike dhe kursyer çfardo rrethane duhet rikthim tek populli për t’u rikonfirmuar e kuptuar besimi si vullnet qytetarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"