Ju që për 20 vite na robëruat, mos luani me veriun e Kosovës

Ju që për 20 vite na robëruat, mos luani me veriun e Kosovës
Ju që për 20 vite na robëruat, mos luani me veriun e Kosovës

Dr. Hysni Aliu

  • 06 April 2020 - 09:35

Zhvillimet e fundit ne Kosove që ndërlidhen me virusin Corona, dhe njëherësh me sovranitetin e Kosovës në veri, kanë shqetësuar popullatën e Kosovës.  Ata qs për 20 vite robëruan, tani po dalin si çlirimtar, duke besuar qe populli është budalla dhe nuk mban mend se kush beri marrëveshje për formimin e Listës Serbe, për Asociacionin e komunave serbe, për ndalesën ndaj FSK se për po atë pjesë të Kosovës, për të cilën po derdhin lot krokodili, për planet për ndarje të cilën sipas tyre po e përkrahka edhe SHBA ja,  për miqësinë me bosët e krimit atje e dikush me bosët në Beograd, për lidhjet ekonomike të tyre me Serbinë, për shuarjen e strukturave paralele, të cilat u shuan vetëm në letër, e në realitet atyre ju shtuan edhe  nga një pagë nga Kosova. Pra të gjitha këto e shumë të tjera, sikur po tentohet të shlyhen nga memoria e popullit, vetëm e vetëm për të marr poenë politik , në mënyrë që të kthehen robëruesit në pushtet.

Si  është e mundshme, që dikujt ti zihet  fryma e pastaj ti thuhet, përse  s po merr frymë, ashtu  bënë këta, duke e rrezuar vullnetin e popullit dhe qeverinë më të respektuar deri më tani, vetëm pas 50 ditë pune, e në të njëjtën kohë, duke e akuzuar pafytyrësish për gjëra  që ata nuk i bën për 20 vite. 

 

Një gjë, dua të ua them  edhe kryeministrit në detyrë z. Albin  Kurti, që ai nuk guxon të lejon një terr informativ ashtu siq  e lanë paraardhësit e tij, duke besuar që populli i përpin të gjitha gënjeshtrat e tyre.

 

 Ky popull ka treguar në këto zgjedhje që as nuk shitet e as nuk blihet e as nuk mashtrohet. Unë besoj që pa marr parasysh së çka kërkojnë nga ta faktorët ndërkombëtar ( heshtje për të mos  ngritë tensione), apo pa marr parasysh planet të fshehta të dikujt për tensionim të situatës, Qeveria Kurti duhet të del gjithnjë dhe të  deklarohet publikisht kundër masave të Serbisë, dhe deklarimit  publik të Serbisë  për imponimin e masave të orës policore dhe karantinës për komunat në veri, sepse kjo është haptas një shpallje e marrjes së sovranitetit të një pjese të vendit nga një  shtet armik.

 

 Ne nuk mundemi të deklarohemi e të sillemi gjithmonë si të urtë dhe paqësor, gjersa të tjerët sillen dhe marrin veprime  okupatore, ashtu siç bëri  Serbia. Pra, kujdesi për paqe duhet  të jetë i dyanshëm. Nuk mund të del drejtori i policisë së Kosovës dhe të thekson që kanë hyrë një numër i madh i punëtorëve shëndetësor nga Serbia, pa e përcaktuar se cili është ai numër, pra a është 10, 100, 1000 apo 10 mi, deri kur kanë lejë pune në Kosovë, a janë verifikuar që me të vërtetë janë punëtor shëndetësorë e jo punëtor të BIA-s serbe. 

 Pra ne si popull duam qartësi  për çdo gjë e jo mjegull dhe mungesë informimi.  BOLL MA, jemi ngi me mashtrime të tilla nga qeveritë e kaluara. 

Për mendimin tim,  kryeministri Kurti, është deklaruar për situatën në veri me vonesë një javore,  ndërsa deklarimit të  tij sot, i mungoj dënimi i tij publik për deklaratat e qeveris së Serbisë për  shpalljen e masave të ndalesës në komunat me shumicë serbe në veri. Edhe deklarimi për këtë situatë, duhet të jetë me serioz, ku ajo që e thotë, përcillet dhe shprehjet në mimikën e tij, e jo të sillet si prezantues i lajmeve të mbrëmjes. 

Pra, Kosova ka jetuar në terr informativ qe 20 vite, është mashtruar  nga qeveritë e kaluara, nga BE nga SHBA, nuk e meriton që e njëjta gjë të përcillet edhe tani. 

As qeveritë e kaluara e as kjo e tanishmja, mos të mendojnë që populli mashtrohet, përkundrazi, populli do ta dënon gënjeshtrën dhe gënjeshtarët. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"