Vitët e humbura?!

Vitët e humbura?!
Vitët e humbura?!

Skender Mulliqi

  • 15 April 2020 - 18:29

Këto vitët e fundit për Kosovën ishin krejtë të humbura?!Më stagnime, më thellimin e përqarjeve , vite që na brengosën. Vite që  ja huqëm më ka krejt më politikat miope, pamë rënje edhe të moralit public, krim e korrupcion të cilave ju paraprinë politikanët. Këto ishin vite të rënda , kur kemi pritur zhvillime pozitive për një të ardhme të mirë të shtetit të Kosovës. Sikur mos të ishin këto struktura të deritashme  politike , sigurisht së do ti kishim punët shumë më mirë.Nuk reflektuan pozitivisht,por vetëm  futën frikë  për të ardhmën tanë.Kosova u përballë më kriza të vazhdueshme institucionale të prodhuara  për ti mbuluar mos punën e tyre, për ti mbuluar  abuzimet rënda  në kurriz të qytetarëve .

Nuk dështën të mësojnë asgjë nga e kaluara historike, dhe nga lufta e fundit .Dhe, hajde pse nuk mësuan për të mirë, por si mësuan që më këmbë e duarë , më sy dhe vesh , në mënyrë të fshehur e më shumë haptazi  mësuan për së mbrapshti! Kjo ngjanë më shumë të njerëzit shizofrenik. E vërtata , është së këta u përcaktuan që ti përdorin metodat e mashtrimit dhe manipulimit.Krijuan gjendje, që  periudhën e paqës të shfrytëzojnë si vazhdim të luftës politike  në mënyrë  jo parimore .

Dhe, kjo gjendje as e paqës dhe as e luftës të shprehem ashtu , nuk po  ndalët. Nga lufta më Serbinë , na mbetën  varrëza masive  të gjenocidit serbomadh. Nga të gjitha këto të liga nuk mësuam as si individ as si kolektivitet!Jemi duke i dhënë njeri- tjetrin grushta të forta nën brez. Ne vend të unitetit, kemi zgjedhur metodat më brutale  të mundshme. I kemi harruar masakratë gadi në çdo cep të Kosovës !Dhe, askush nuk e vuri gishitin në kokë, e të pyes ku jemi ne, dhe së çka po i bëjmë njeri- tjetrit, dhe ta pyesim vetën , çfarë shoqërie po ndërtojmë ?

 Unë do të kisha thënë, e ju si të dëshironi,  të errët, gadi fashiste, në suaza të kulturës më shumë të vdekur?!Si të shprehem ndryshe.Urdhëroni na sqaroni. Kur një shtet i ri po braktisët masovikisht. Kur Kosovën dhe popullin e saj edhe në kushte pandemie e futët në lojëra të ndyta politike, kur po rrezikohet sovraniteti dhe shtetësia  …?!  Çfarë sqarimi na duhet  më tepër?!  Kënd kemi të fajësojmë ?Njerëzit kërkojnë drejtësi, mirëqenje që na i ofrojë qeveria të cilën e rrënuat .Kosovës nuk i duhen  kërcënimet , shantazhet për interesa   përsonale të grupeve politike përfituese, të cilët nuk dojnë  më pranu së epoka  e tyre në politikë ka përfunduar …!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"