Lojërat e rrezikshme më Kosovën ?!

Lojërat  e rrezikshme më  Kosovën ?!
Lojërat  e rrezikshme më  Kosovën ?!

Skender Mulliqi

  • 11 May 2020 - 09:40

Në Kosovë sikur sot mungon gjithëqka.Qytetarëve ju kanë mbetur vëtem verbalizmat, asgjë nuk është në dorën e tyre.As nuk është kapitali, as e drejta për punësim, as të drejtat fundamentale njerëzore, as e drejtat  e barabartë para organeve të drejtësisë, as e drejta e vendosjes më mundin dhe djersën e vet….Politikat tona dështuese e kan pru një gjendje të tillë. Nuk po kemi investime të jashtme , nga pa siguria e krijuar dhe nga korrupcioni i nivelit të lartë. Kapitali pa ngjanë në shtazë të tmershme.

Partitë kryesore politike që ishin në pushtet  për gjithë këto vite, me shumë janë shëndrruar   në koorporata. E   kjo ka shtuar pa sigurinë e investitorëve dhe investimeve të jashtme ,pa të cilat zor që dalim nga kriza ekonomike , por edhe nga kriza politike. Kur një shtet e udhëheqin njerëzit diletantë  të politikës, njerëzit e korruptuar , jo që  ska investime, por nuk ka as inkuadrime në struktura të ndryshme të BE-së. Tashmë  janë mërzitur qytetarët  më refrene   monotone - bëhët mirë, bëhët mirë…Kjo po zgjatë që dy decenie , e Kosova ka mbetur në status kuo politike dhe ekonomike.

Deri sa politika është bërë profesioni kryesor, kur partitë politike nuk po llogaritin në ekspertë, kur shtohet numri i politikanëve  të pa zot, sigurisht së ska mundësi të kemi  shtet normal.  Kur individet janë ngritur mbi kolektivitet, kur ata marrin edhe vendime pa e pyetur  askend, nuk është e vështirë për ta kuptuar pse njerëzit, janë shumë të pa kënaqur më gjendjën, pse njerëzit po ikin masovikisht nga Kosova .

Ai i cili i ka pasur 20 vjet kur ka përfunduar lufta , tash i ka  40 vjet , dhe kur gjysma e më shumë e jetës kalon, ska më përspektivë! Kosova  ka ardhur  në deregje që të vendosin në emer të saj  dy ,  tre apo me shumë   njerëz  të konsumuar politikisht , e  çka ti themi gjithë kësaj, veq  mjerimi ynë i përgjithshem. Me çfarë të drejte  në kohë pandemie kur njerëzit po vuajnë dhe po vdesin presidenti Thaçi dhe Mustafa i LDK-së, rrëzuan  një qeveri në start , për teke dhe interesa përsonale të tyre.

E bënë këtë punë për të formuar qeveri të re pa partinë fituese , që mund të na kushtojë  edhe më ndarje  të Kosovës ?!  Shumë politikan të profilit të lartë  nga Amerika dhe  Evropa , na kanë bërë të çartë   së ekziston një tendencë  e pazareve për ndarje , apo e shkëmbimeve territoriale  , që do të ishte humbja më e madhe për Kosovën . Serbia nese e realizion këtë plan shumëvjeqar për grabitjën e sërishme  të territoreve  më të pasura të Kosovës, e ka arritur edhe qëllimin final. Një skenar  i ndarjës të Kosovës mund të qëndron edhe në trurin e dikujt nga ndërkombëtaret qe nuki ish dashur te lejohet te ndoshe.

Shume  kohë më parë çetniku, Vojsllav Sheshel  kishte deklaruar   së “Serbisë  djerrinat e Kosovës, nuk i duhen asgjë”.Edhe pasardhësi i tij në pushtet presidenti serb, Vuqiq po mendon me i ripushtuar pjesët  më të bëgatshme të Kosovës.   Populli do te duhet  të kuptojnë së  më struktura  autokratike  të cilat   i dëmtuan proceset,  dhe  te cilat struktura ne bisedime me Serbine, kan  mundesi me i  rrezikuar  edhe  interesat e Kosoves dhe shqiptareve  ne Ballkan ,  duhet  të lirohemi  permes votes se lire, duke shkuar ne zgjedhje pas pandemise…

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"