Nuk mundë të ketë marrëveshje me Serbinë pa i pranuar krimet dhe kompensuar dëmet e luftës

Nuk mundë të ketë marrëveshje me Serbinë pa i pranuar krimet dhe kompensuar dëmet e luftës

Hajrullah Tërnava

  • 11 May 2020 - 10:16

Vjosa Osmani ne zgjedhjet e fundit ishte e nominuar për Kryeministresh nga ana e LDK-së, nëse i fitojnë zgjedhjet, dhe qëndrimi i kësaj partie ishte qe nëse i fitojnë zgjedhjet, e vetmja parti me të cilën do të krijojnë koalicion është LVV dhe LDK. Në zgjedhjet e 06 tetorit 2019 LDK doli si partia e dytë për një nuancë  më pak se LVV. Edhe që këto dy parti ishin akordua që nëse i fitojnë zgjedhjet do ta krijojnë qeverinë e përbashkët, dhe kurrsesi me tjerat parti në opozitë e sidomos me PAN-in. Bisedat rreth koalicioni u zgjatën rreth 4 muaj, dhe më në fund ia arritën që ti tejkalojnë ato pengesa që iu paraqitën në ato kohëra.

Kryeministër u emërua Albin Kurti, kurse Krye parlamentare Vjosa Osmani. Me kalimin e kohës 50 ditësh të kësaj qeverie, filluan mosmarrëveshjet e dy partive në koalicion të LVV-LDK, dhe partia e LDK ushtroj mocion ndaj qeverisë Kurti dhe me 82-85 deputet i treguan mosbesimin e kësaj qeverisje. Ky mos besim ndaj qeverise Kurti u ndërmarr nga të gjitha partitë në opozitë, dhe LDK që ishte në koalicion me LVV.

Albin Kurti në bazë të premtimit të dhënë elektoratit që do ta luftoj krimin në përgjithësi, ai ndërmor veprimet e tilla dhe i goditi  shumë veprime kriminale, gjë që partitë qe e kanë qeverisur Kosovën nga çlirimi e deri më tani, të shqetësuara për këto veprime, u ofruan që të gjitha që ishin në opozitë dhe me LDK-në që ishte në qeverisje, dhe i treguan mocionin ndaj qeverisë Kurti.

Kundër këtyre politikave të mocionit ishte pikërisht Krye parlamentarja Vjosa Osmani që e përfaqësoj LDK-në në zgjedhjet e fundit, dhe që elektoratit të saje donte ti rrinte besnike për premtimet e saja të dhëna gjatë zgjedhjeve, dhe për një nuancë mbeti në vendin e dytë, e që elektoratit i patë premtua se në koalicionin me LVV do ti luftojmë të gjitha të këqijat në vend. Mbas mocionit ndaj koalicionit, LDK filloj ta anashkaloj Vjosa Osmanin në shumë raste, edhe që me disa ministra tjerë ajo i mbeti besnike elektoratit të saje, si në luftimin e krimeve në përgjithësi dhe të korrupsionit.

 Tani kur për Kosovën dalin në shesh shumë bisedime sekrete, dhe marrëveshje të dëmshme për Kosovën, që veriu i Kosovës do ti falet Serbisë si pretekst që ajo ta njeh pavarësinë e Kosovës, e si pretekst që Thaçi të shpëtoj nga Gjyqi Special për krime luftë që është i ngarkuar nga Dik Marti, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani e ka zgjedhur pikërisht ditën e Evropës që ti bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të hequr dorë nga marrëveshja sipas së cilës do të vihej në lojë ndryshimi i kufijve të shtetit të Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve.

Ajo ka rikujtuar se Kosova e ka orientim strategjik anëtarësimin në BE, por jo me territor të cunguar dhe kufij të ndryshuar. Ky shqetësim i ngritur nga krye parlamentarja për rrezikun serioz që po i kanoset vendit nga marrëveshjet e fshehta për pazare për të cilat kemi deklarata të ndryshme kontraverse, pohuese dhe mohuese nga Thaçi dhe Vuçiq, por edhe nga zyrtaret ndërkombëtar, janë dyshime serioze që i shqetësojnë qytetarët e Kosovës, sepse territori i Kosovës edhe në të kaluarën është coptue në shumë raste,  e sidomos në kohërat e viteve 1878, 1912, 1915, 1918 trojet shqiptare u copëtuan që nga Beogradi e deri në kufijtë e tanishëm (Nishi, Krushevac, Prokuplja, Kurshumlija e shumë fshatra rreth 700 të tilla i janë shkëputur Kosovës në ato kohëra dhe Sanxhaku me Novi Pazarin) sipas Kushtetutës së Jugosllavisë të vitit 1974 ishim në këta kufij, dhe nga shkapërderdhja e Jugosllavisë të gjitha 7 shtetet e ndara deri më tani, të gjitha janë në kufijtë e kushtetutës së vitet 1974, e kur është e qartë se Kosova e ka shpall pavarësinë e saj me 2008 dhe 116 shtete e kanë njohur pavarësinë e saje, dhe GJND e ka konfirmuar te drejtën e pavarësisë së Kosovës.

Kosova është dashur te ngreh padi ndaj Serbisë, në gjyqin ndërkombëtar për reparacionin e dëmeve të shkaktuara ndaj Kosovës, si dhe ndaj mija vrasjeve te viktimave që ende deri me tani nuk dihet për fatin e tyre, si dhe për dhunimin e mija femrave dhe dëmeve ne patundshmërinë e qytetarëve te Kosovës, prandaj si munde të bisedoj ndokush ne emër të Kosovës për kufijtë dhe ndërrimin e kufijve të saj. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"