Aktakuzat i ka mbuluar pluhuri nëpër sirtarë sepse si kryebanditët dhe krye vagabondët e majave të shtetit bashkëpunojnë me krimin e organizuar

Aktakuzat i ka mbuluar pluhuri nëpër sirtarë sepse si kryebanditët dhe krye vagabondët e majave të shtetit bashkëpunojnë me krimin e organizuar
Aktakuzat i ka mbuluar pluhuri nëpër sirtarë sepse si kryebanditët dhe krye vagabondët e majave të shtetit bashkëpunojnë me krimin e organizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 June 2020 - 07:03

Shkruan: RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

"Pra, këta gjak zinj janë mafio-oligarkët të lidhur edhe me mafien serbiane dhe dreqin e mallkuar vetëm e vetëm për t´ia arritur qëllimeve të tyre. Bashkëpunojnë me kontrabandë, vjedhin, uzurpojnë dhe çdo gjë që i vije në dorë. A e dini ju se populli nuk është thasë me kashtë dhe me gishtin tregues i di të gjithë këta krye hajna që para luftës nuk kishin as rrip pantallonash dhe si u bënë super milionerë, siguruan pasuri për 30 breza? Si u bënë më të kamur se sheikët e Arabisë dhe askush nuk i trazon dhe lëre më t´i burgos. Pra, ky rrjet mafioz i stilit të PABLO ESCOBARIT, është i shpërndarë si vaji në lakra, si në nivelin lokal dhe atë të bazës, në Kuvend, në Qeveri, në Presidencë dhe si ka mundësi të burgosen këta krye hajna dhe kryebanditë që gjithmonë e kam fjalën për majat e larta shtetërore".

-Më besoni se edhe pse Prokuroria Speciale, thonë zyrtarisht se nuk janë të ndikuar politikisht dhe se janë të ndarë, unë personalisht nuk e besoj aspak, sepse ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë dhe nami i tyre ka dal jashtë kufijve, tregon se janë kryekëput nën thundrën e mafio-oligarkëve në Kosovë. Por, kjo bandë mafiozësh që vepron në Kosovë të kanaleve të nëntokës kriminale janë më të rrezikshmit në tërë Ballkanin, se të mos flasim në Kosovë. Kjo bandë mafioze, por mjerisht të veshur në xhaketën e shtetit dhe që kanë kapur shtetin me dajak në krah, dhe e kanë lëshuar rrjetin kriminal taman si të merimangës, dhe në këtë rrjetë mjerisht janë edhe kjo Gjykatë Speciale, unë po i them Gjykatë i thënçin.

Të ju referohemi fakteve:Sa e sa aktakuza janë ngritur dhe përfolur kundër mafio-oligarkëve dhe kush u dënua? Askush dhe vetëm fjalë dhe asgjë më shumë. Bëheshin kinse disa bastisje sa për të hedhur pluhur popullit në pikë të ditës dhe asgjë më shumë. Ato aktakuza vetëm që i ka mbuluar pluhuri nëpër sirtarë sepse si kryebanditët dhe krye vagabondët e majave të shtetit bashkëpunojnë me ta dhe është e pa mundur të ulen në bankën e zezë.

Kemi rastin në Kroaci, tani në Maqedoni dhe le të del dikush të thotë pastaj që paska Prokurori ose Gjykatë Speciale ose Gjykatë në Kosovë. Jo,mor jo, se këto janë pallavra idiotësh e vagabondësh që e kanë zgjedhën në qafë nga kryebanditët e majave të shtetit. Këta krye hajna vrasin e presin për pushtet e hajni. Po, të merrej yrnek rasti i Kroacisë ose i Maqedonisë, kryebanditët e majave të shtetit në Kosovë që veprojnë që nga pas lufta deri më sot do të burgoseshin dhe do të dënoheshin ose me burgim të përjetshëm ose më së paku 25 vjet burg, kurse te ne akoma veprojnë lirshëm bile edhe ecin me fedellëk duke ditur se është sistem i kalbur gjyqësor dhe janë në të njëjtën valle dhe naivët dhe ata tru shpëlarët mendojnë akoma se vërtetë paska sistem të mirëfilltë gjyqësor. Shikoni kryebanditët dhe krye hajnat e majave të shtetit përse nuk e lejojnë Vetting-un. Janë të vetëdijshëm se i "ha kali", prandaj i lënë aty ata sahanlëpirësit dhe puthadorët, dhe pa fije turpi ata që gërryejnë një asht si langonjtë pranojnë një gjë të tillë dhe mundohen t´i arsyetojnë.

Merreni me mend se çfarë ndodhi deri sa ishte kryeprokuror i Gjykatës Speciale, njëfarë Reshat Milaku, ky ishte bashkëpunëtori më i rrezikshëm serbian kundër shqiptarëve dhe unë Reshat Badallaj- Zhuriani, isha i vetmi shqiptare që e akuzova publikisht si tradhtar dhe se a ashtë e vërtetë kjo? Kush të donë le ta shfletoj gazetën më të lexuar që quhet "Kosova Sot" dhe vetëm i mjafton të shkruaj emrin e tij dhe timin dhe të lexoj. Unë e akuzova publikisht këtë edepzës dhe e kishte edhe një vit me dalë në pension. Aq fuqi kishte, që më kishte sjell para gjykatës me ato që ishin shpifje. Nuk e beri sepse kisha fakte se ky ishte antishqiptar dhe bashkëpunëtori më i rrezikshëm serbian kundër shqiptarëve. I´a përmenda sa për t´i përkujtuar se si ka akuzuar dhëndrin tim dhe grupin e tij, Mehë Ramë Ukën, tani Dëshmor I Kombit. Nuk e bëri, vetëm më kishte quar fjalë pra, dua të them: Kush është ai idiot ose vagabond që ka pritur diçka të mirë nga ky edepzës që do të mbron interesat e qytetarëve dhe të shtetit tërë Kosovën. Dhe, ky edepsëz kishte dhënë betimin sipas Kushtetutës dhe tani thoni ju kush u dënua ose u akuzua nga kryebanditët e majave të shtetit, për hajni e tradhti!? Për hajni që kanë vjedhur qindra miliona dhe për tradhti duke shitur gjymtyrë të Kosovës pushtuesve; tokat që na i ka lënë zoti hise dhe i kemi mbrojtur me gjak brez pas brezi?!

Gjaku serb që quhej Devolli, që kanë bërë hata ndër shqiptarë me serbianët jo vetëm për hajni, por këta krye banditë dhe krye mafioz serbian deshën t´i vrasin shqiptarët gjithandej ku flitet shqip me krunde qenësh e derrash dhe përse nuk u burgosën? Këta kryebanditë u vërtetuan edhe nga dy komisionet shtetërore të Prishtinës dhe Tiranës dhe përse nuk u dënuan për vrasje dhe për tredhje të shqiptarëve që të mos shtohen? Përse nuk u dënua a Bato Haxhiqi, që me urdhra serbe iku atje dhe tentoi që të mos kthehen prapë krundet e derrave të stallave serbe dhe tani thotë dikush ka prokurori. Mosni, more zoti ju marroftë! Personalisht nuk jam dhe nuk kam qenë kurrë anëtar i ndonjë bande politike në jetën time, por shikoni se si u organizuan këta gjak zinj dhe kopilët e Titos dhe e rrëzuan Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij. Kjo qeveri nuk ka mundur t´i mbijetoj zinxhirit mafioz të kanaleve të nëntokës kriminale të udhëhequr nga Hashim Zeza dhe ai derri plak;kopili i Titos, Isa Mustafa që nuk ka lënë gjë të zezë pa bërë kundërt shqiptarëve, ky langua tërë gjoksin e ka me medalje të Rankoviqit, qenit plak Titos e Slobodan Millosheviqit dhe akoma derri plak kollitet në Kosovë. A nuk është turp eshkuar turpit për ne. Ne i madh e i vogël duhet të ngrihemi në protesta gjithë popullore, pa dhunë që t´i largojmë këta shkoftëlarg dhe të paudhë që të mos jua bëjnë hyzmetin e pushtuesve”.

Do të thosha se duhet një epokë e re dhe atë në mënyrën më rrënjësorë që të largohen të gjithë ata puthadorë që kanë dhënë betimin për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe të shtetësisë së Kosovës dhe janë të lidhur me krimin dhe kryebanditët e majave të shtetit që mjerisht nuk janë pak. Ndryshe nuk dilet nga kjo situatë e krijuar nga krye mafiozët dhe kryebanditët e majave të shtetit që nga pas lufta e deri më sot. Janë me bollëk dhe nuk do i zënë burgjet, sepse rrjeti është i madh, aq i madh sa që është shpërndarë nëpër të gjitha institucionet e krijuara jo me dëshirën e popullit me anë të kanaleve të nëntokës më kriminale jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin. Aq më keq që këta langonj dhe zagare hanë e pinë dreka e darka me gjakësorët serbian nëpër hotelet më luksoze të botës, me parat e taksapaguesve. Pra, kjo kope langonjsh e dal nga hiri i zezenajës ...”!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".