Me strategji në letër e veprime ad-hok nuk luftohet krimi dhe korrupsioni

Me strategji në letër e veprime ad-hok nuk luftohet krimi dhe korrupsioni
Me strategji në letër e veprime ad-hok nuk luftohet krimi dhe korrupsioni

Riza Smaka

  • 03 July 2020 - 07:09

Shkruan:Riza Smaka

“Qeveria do të duhej fillimisht të formohej e organizohej sipas Ligjit për Qeverinë në vend të aktit nënligjor qeveritar të pa bazë ligjore dhe sipas të cilit do të caktohet se sa do të jetë numri i ministrave, zv. Kryeministrave, zv. ministrave e të tjerëve, jo të inflatohej ad hoc sikundër harmonika e muzikave tallava e për të qenë edhe më keq në dëmin e parasë së taksapagueseve. Me çdofarë "strategjie për luftimin e korrupsionit " pa zbatim të akteve ligjore cilësore jo që nuk mund të evitohet korrupsioni por mundë të favorizohet implicite pa kurrfarë inkriminimi, pra as sanksionimit juridik praktik”.

Për tu vepruar seriozisht kundër formave të ndryshme të korrupsionit në vendin tonë, të cilat janë të shumta dhe te ndryshme ,ndër të tjera kërkohet përgatitja e mirë ,miratimi dhe zbatimi i Ligjit për Origjinën e Pasurisë, Ligjit për Vettingun, Ligjit për Përgjegjësinë Morale, Politike dhe Objektive, Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale, Ligjit për Qeverinë, Ligjit për Pagat e Funksionarëve Publikë. Fillimisht kërkohet amandamentimi i Kushtetutës për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, Presidentit, Qeverisë...Me dekret qeveritar do të duhej të ndalohej puna e funksionarëve publike dhe e pedagogëve universitar dhe të tjerëve në disa vende pune si dhe paga jo më shumë se mbi për një vend pune. Ka edhe shumë akte ligjore e nënligjore tjera për miratim, ndryshim, plotësim e përmirësim në funksion të krijimit të shtetit të së drejtës në vendin e shtetit juridik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".