Para udhëtimit për në Hagë, Presidenti Thaçi të jap dorëheqje

Para udhëtimit për në Hagë, Presidenti Thaçi të jap dorëheqje
Para udhëtimit për në Hagë, Presidenti Thaçi të jap dorëheqje

Nexhat Haziri

  • 11 July 2020 - 12:32

Shkruan: Nexhat Haziri

”Para kësaj gjykate z. Thaçi nuk e mbron as Kosovën e as UCK-në, ai atje paraqitet si një I dyshuar për krime dhe kjo aktakuzë është vetëm individuale dhe çështje personale e tij, sa do që ai dhe vartësit e tij mundohen që të fshihen gjoja se po mbrohet Kosova apo lufta e drejtë e UCK-së, në emër të një patriotizmi që nuk është asgjë tjetër, përpos një tendence dëshpëruese e tyre dhe shumë e shpifur. Unë vlerësoj së këto i ka parasysh edhe vet z. Thaji ,dhe pres që mbi këtë bazë edhe të reflektoj ai dhe të dorëhiqet nga detyra e presidentit të vendit, që do të hapte rrugë që vendi të ketë apo të zgjedh një president me kredibilitet politik e moral, shumë të domosdoshëm për proceset dhe situatën politike nëpër të cilën po kalon vendi dhe proceset e tjera që e presin”.

s

-Do të ishte normale që presidenti Thaçi të deklaronte dorëheqjen e tij në momentin kur e bëri publike se ai ka një ftesë për të udhëtuar të hënën në Hage, pwr tu paraqitur para prokurorisë së Gjykatës Speciale. Duke u paraqitur si president i Kosovës përballë prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë, nuk i ndihmon asgjë z. Thaçi, përkundër që dëmton imazhin e vendit edhe ashtu të dëmtuar në arenën ndërkombëtare, dhe vet kredibilitetin e institucionit e presidentit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".