Kjo Qeveri cirku si pula pa kokë, një kryeministër kukull që nuk e pyet askush

Kjo Qeveri cirku si pula pa kokë, një kryeministër kukull që nuk e pyet askush

E.K

  • 07 August 2020 - 12:56

Shkruan:Faik Krasniqi

“Ekonomia po shkon drejt fundosjes, për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie për pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Çdo ditë me qindra të infektuar dhe shumë të vdekur. Kurse Skënder Hyseni pa asnjë votë bredh botën për të biseduar në emër të Kosovës. Kjo tregon që kjo qeveri është qeveri cirku”.

-Kjo qeveri u krijua nga presidenti Thaçi, me pazare të pista politike, në mes te LDK, AAK dhe Nisma. Qeveri si pula pa kokë, pa asnjë koordinim. Me një kryeministër kukull që nuk e pyet askush. Kësaj qeverie i ka humbur busulla. Ekonomia po shkon drejt fundosjes, për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie për pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Çdo ditë me qindra të infektuar dhe shumë të vdekur. Kurse Skënder Hyseni pa asnjë votë bredh botën për të biseduar në emër të Kosovës. Kjo tregon që kjo qeveri është qeveri cirku. Kryeministri ose ministri i punëve të jashtme do të duhej të merreshin me dialogun. Por, Skënder Hyseni është i pëlqyeri i Hashim Thaçit dhe çdo gjë është në rregull. Tek e fundit është servil i tij!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".