Frika, në Kosovën e thyer si gjami?!

Frika, në Kosovën e thyer si gjami?!
Frika, në Kosovën e thyer si gjami?!

Skender Mulliqi

  • 13 August 2020 - 22:14

Frika është masa më e mirë e krizave në një vend.Ajo edhe nuk mund të menagjohet  në situata të tilla.Ndjenjat e keqja dhe pasiguria e bëjnë njëriun jo  të qetë .Kjo është frika sot në Kosovën e thyer si gjami?!Copat e thyera kur më nuk vendosen si kanë qenë .Njeriu ynë po ju nënshtrohet presioneve të mëdha politike, ekonomike sociale , psiqike dhe çdo presioni tjetër që po na servojnë politikat e instaluara që dy decenie. Njeriu normal zor e ka ti nënshtrohet presionëve të tilla dhe të mbëtet imun.Kjo është kur fytyrën ta mbulojnë krejtë më baltë. Shumica  janë  thyer fizikisht dhe moralisht, janë  bërë si druri i kalbur.Qytetarët janë duke e paguar shumë shtrejtë këto regjime  ?!Çmimin e okupimit nga Serbia  e paguam shumë  shtrejtë , për të rënë në  kurthat e regjimeve tona ! Sigurisht së tash askush nga miqët tanë nuk është i interesuar për të na dalë në ndihmë.Bota demokratike sikur gjithnjë e më shumë po i qon duartë nga Kosova.

Nuk po i mbrojmë vlerat tona shtetërore e kombëtare .Kemi lejuar kwtw kastë politike të na hypin në qafë ?! Nese  nuk i ativizuam të gjitha mekanizmat shoqërore për të ndryshuar gjendjën  për të mirë , e kemi mundësinë e bojkotit ?!Heshtja jonë është duke na shkatërruar përfundimisht.Kur shumica  heshtin , pranohet edhe kapitulimi para të keqës. Kjo është e pa akceptueshme për njerëzit normal.Është e pa lejueshme tu lejohet një grushti njerëzish që tna përcaktojnë fatin tonë ! Edhe ne po bëhëmi  faktikisht pjesë  e fatit  tonë të keq .

Tek e fundit njerëzve që pranojnë nënshshtrimin nuk  meritojnë ndonjë përkrahje. Ska përkrahje për të “torturuarit”, por ka “mburrje” për njerëzit më kamgjikë?! Kështu e kemi pru situatën, dhe tash veq po i numërojmë të rënat .Lojaliteti ynë është i pa kuptueshem  karshi grupeve politike përfituese  !Nuk ka ofendim më të madh së kjo për një popull!Kjo pashpirtësi e tyre po ngjan në tragjedi epike .Frika po e zgjëron rrethin duke marr përmasa dramatike , edhe më pandeminë .Sikur gjithëqka është e lejuar në Kosovë?! Sikur nuk po gjëjnë  “kundërshtar” më të mirë e   të përshtatshem së qytetarët e Kosovës?!Dhe, a ka frikë më të madhe se kjo ?Sigusht që jo. Jemi bërë rob i frikës tonë . Përtej kësaj nuk ka ku shkohet…

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".