Prona e Manastirit të Deçanit është jo legjitime, Kuvendi i Kosovës ti anulon vendimet anti-ligjore të Gjykatës Kushtetuese

Prona e Manastirit të Deçanit është jo legjitime,  Kuvendi i Kosovës ti anulon vendimet anti-ligjore të Gjykatës Kushtetuese
Prona e Manastirit të Deçanit është jo legjitime,  Kuvendi i Kosovës ti anulon vendimet anti-ligjore të Gjykatës Kushtetuese

Muhamet Kelmendi

  • 26 August 2020 - 07:50

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Mjafton ky vendim që Kuvendi i Kosovës ta diskuton punën e Gjykatës dhe të marr vendim për ndaljen e punës së Gjykatës deri në ndërtimin e një trupi të ri gjyqësor që vepron me ligj dhe jo nën ndikime nga brenda apo nga jashtë. Marrja e vendimit mbi tokën e qytetarëve të Deçanit që atë e kanë pasur në pronësi me qindra vjet, me një vendim anti ligjoro-kolonial serbomadh të saj, tregon se kjo gjykatë nuk e njeh bazën ligjore të fitimit të pronësisë, si dhe është shndërruar në mjet të sherrit në Kosovë, sepse në atë mënyrë po e kryen punën e kolonialistëve serbomëdhenj, që populli nuk e lejon. Gjykata Kushtetuese nuk mori për bazë as formën dhe mënyrën që me dhunë dhe terror është konfiskuar kjo pasuri nga regjimi jugosllav dhe iu ka dhënë kooperativës që më vonë kaloj në pronësi të komunës. Si u morr kjo tokë nga regjimi serbomadh pas vitit 1945? Pse u morr atëherë toka? E kujt ishte në qindra vjet përpara? Këto janë disa çështje që e ngarkojnë gjykatën në përgjegjësi dhe e bëjnë vendimin antiligjor dhe kolonial”.

Gjykata Kushtetuese, në kundërshtim me bazat ligjore dhe me Kushtetutën e Kosovës, ka kohë që ka nxjerrë vendim mbi njohjen e pronësisë të mbi dhjetëra hektar të tokës së Komunës dhe të qytetarëve të Deçanit Manastirit të Deçanit. Baza juridike nuk ekziston. Ai është thjeshtë vendim kolonizues serbomadh. Në të drejtën sendore konstatohet se pronësia mbi patundshmërinë (token) me posedim dhe me mirëbesim mbi një kohë të caktuar (posedimi është mjet juridik i fitimit të pronësisë në mënyrë ligjore) e fiton pronësinë subjekti fizike a juridike mbi tokën dhe sendet tjera që i ka poseduar me vite dhe me decenie. Toka që iu dha nga Gjykata Kushtetuese Manastirit ka qenë para Luftës së Dytë Botërore tokë në pronësi të qytetarëve të Deçanit. Për këtë i kanë edhe letrat poseduese. Pas Luftës së Dyrë Botërore, me Ligjin mbi Punën e Bashkuar, ajo tokë është shndërruar në tokë të kooperativës dhe të kolonistëve. Si e tillë ka mbetur deri pas Luftës së fundit çlirimtare të Kosovës në posedim. Në Kushtetutën e Kosovës, neni 46, që përbëhet prej disa paragrafëve, sanksionohet mbrojtja e pronësisë me ligj. Në LMD-në e Kosovës përcaktohet e drejta ligjore e fitimit të pronësisë mbi bazën e posedimit ligjor të pronës me mirëbesim mbi dy decenie. Më herët ishte 45 vjet. Sipas normave shihet se toka e marre nga Manastiri dhe e vendosur nga Gjykata Kushtetuese nuk e ka shqyrtuar dhe marre për bazë as pronësinë e qytetarëve te Deçani deri në vitin 1945. Po kështu, kjo gjykatë nuk ka marrë për bazë as posedimin mbi 60 vjeçar të komunës mbi tokën e dhënë me vendim të kësaj gjykate këtij Manastiri. Dhe, në fund nuk u mor për bazë as posedimi i rreth dy decenieve pas luftës.

Të gjitha këto baza ligjore janë shkelur nga Gjykata Kushtetuese dhe natyrisht se ato fakte e bëjnë vendimin antiligjor dhe Gjykatën Kushtetuese e zhveshin nga baza kushtetuese dhe ligjore, duke e shndërruar në mjet kolonizues serbomadh në Kosovë. Të gjitha pyjet kanë qenë pronë e shqiptarëve deri në pushtim të Kosovës nga shtetet sllave. Nga viti 1918 dhe më vonë 1945 kalojnë në pronësi të komunave. Shumë pronësi iu kalojnë me dhunë kolonizatorëve dhe krijohen kolonitë serbo-malazeze. Faktet flasin qartë. Edhe kjo e dhënë është e mjaftueshme për fitim të pronësisë nga qytetarët që me dhunë dhe terror iu konfiskua pronësia dhe që kurrë nuk guxuan ta kërkojnë. Pse? Kush e jep tokën me vullnet? Kush nga shqiptarët pajtohet me tokën e konfiskuar. Sa herë e ka blerë qytetari i ynë këtë tokë? E shumë e shumë fakte tjera. Por gjykata zgjodhi paligjshmërinë. Ia dha tokën e pronësisë së komunës dhe të pronësisë së qytetarëve Manastirit të Deçanit. U bë mjet kolonizues serbomadh. Kjo është e pa presedan. Dhe tash ky farë Manastiri as rrugën nuk e lejon për ta ndërtuar në tokën e shqiptarëve dhe të komunës. Thirret në vendim gjyëqësor të Gjykatës Kushtetuese. Vallë deri kur me vendime antiligjore! Deri kur me vendime që janë kundër lirive dhe të drejtave themelore! Deri kur Gjykata do të lejohet që gjykata të shkeli ligjin dhe të marr kësi vendimi kolonizues serbomadh! Kuvend duhet ta ndalë Gjykatën Kushtetuese. Mos të lejohen të bëhen këso marrish. Duhet të futet në veprim pastërtia e figurave nëpër gjykata dhe në prokurori! Të fillohet me Gjykatën Kushtetuese. Duhet të ndalet edhe Avdullah Hoti nga rruga antiligjore. Me një Kuvend që ka pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, por që funksionon, ndalet çdo e keqe që po i vjen Kosovës. Në të kundërtën i takon popullit të veproje me demonstrata dhe me protesta gjithë popullore. Më nuk duhet të pritet”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".