Ndodh edhe kjo, bërja e ligjeve në Kosovë nën ndikimin e strukturave të fsheha serbe për interesat e shtetit të tyre

Ndodh edhe kjo, bërja e ligjeve në Kosovë nën ndikimin e strukturave të fsheha serbe për interesat e shtetit të tyre
Ndodh edhe kjo, bërja e ligjeve në Kosovë nën ndikimin e strukturave të fsheha serbe për interesat e shtetit të tyre

Xhevat Meha

  • 24 August 2020 - 13:12

Shkruan: Xhevat Meha

“Të gjitha ligjet e bëra në pothuaj këto 10 vitet e fundit, kanë paragrafë të futura nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe. Këto paragrafë janë dizajnuar për të shkelur të drejtat e qytetarëve, janë dizajnuar për të pamundësuar qytetarët të sigurojnë drejtësi përmes ligjeve. Ka shumë paragrafë që kanë mundësi të së pakut dy interpretimeve të ndryshme, ka paragrafë që krijojnë qëllimisht zbrazësi ligjore. Ka edhe shumëçka tjetër kësisoj, krejt të përgatitura nga qendra në Beograd e të zbatuara nga rrjeti i tyre nëpër institucionet e Kosovës”.

-Këto ditë, nga rasti me rrugën në Deçan, u bë e ditur se si ligjet e Kosovës diskriminojnë qytetarët dhe shkelin të drejtat e tyre themelore. Nuk është vetëm ky ligj i bërë kështu, ka edhe...edhe...edhe shumë e shumë të tjera e të tjera… Këto do të dalin në sipërfaqe kur të vij një qeveri që pa hile do të punoj që Kosova të ketë zbatueshmëri të ligjit, prandaj le ta shënojmë diku edhe këtë për ta rikujtuar! Shumë interesante ishin reagimet e individëve të ndryshëm që shprehnin indinjatë në prijësit politik, që as edhe një i vetëm nuk ngriti a shprehi interesim që të kërkohet përgjegjësi për bërjen e ligjeve kësisoj. Fantastike për punën e strukturave të fshehta serbe. Ku ka më mirë se të kryhen 100% detyrat e programit dhe të ketë 100% paprekshmëri!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".