Pushtetarët e nënshtruar ndaj Serbisë, harruan krimet e luftës në yrysh të kapjes së shtetin për tu pasuruar

Pushtetarët e nënshtruar ndaj Serbisë, harruan krimet e luftës në yrysh të kapjes së shtetin për tu pasuruar
Pushtetarët e nënshtruar ndaj Serbisë, harruan krimet e luftës në yrysh të kapjes së shtetin për tu pasuruar

Ragip Guraziu

  • 26 August 2020 - 13:11

Shkruan: Ragip Guraziu

“Po që se vazhdojnë akoma të mendojnë kështu, sikur që kanë menduar që nga fillimi, do të jetë një zgjim i vonuar i klasës politike të Kosovës kur të fillon të flet një ditë dhe kinse ta ndezin alarmin për përgjegjësinë e shtetit serb, për krimet e kryera në Kosovën dhe gjykimin që do të duhej bërë ndaj këtyre krimeve nga ana e drejtësisë Kosovare. E në këtë rrafsh Kosova ka dështuar sepse 20 vjet pas luftës dhe 13 vjet shtet i pa varur, nuk ka një drejtësi të mirëfilltë e të pavarur”.

Me këtë klasë politike, veç se po fundoset Kosova si shtet i ri, akoma pa u ngritur në këmbë si duhet, po ndodhë edhe favorizimi i Serbisë dhe linja në harresë të plotë të të gjitha krimeve dhe dëmeve të luftës, madje me këtë veprim, kasta politike e Kosovës, është duke e vënë veten si agresor, e Serbinë si viktimë, gjë që na ka kushtuar dhe do të na kushton shtrenjtë edhe vitet në vijim. E tash kur po flasin e nuk po veprojnë për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve e kriminelëve të luftës, as për kompensimin e dëmeve, as për ta kushtëzuar Serbinë në dialog, por vetëm flasin sa për të harxhuar fjalë në erë, unë mendoj që është hipokrizi e llojit të vetë dhe përpjekje për tu shfajësuar me heshtjen prej dy dekadave, madje edhe me pengimin e drejtësisë kosovare nga politike, për ti ndjekur kryesit e krimeve. Unë kështu e konsideroj edhe reagimin që ka zgjuar së fundi publikimi i fakteve dhe dokumenteve autentike rreth rastit të zhdukjes së veprimtarit të madh të qeshjes kombëtare Ukshin Hotit, ish i burgosur politik në kohën e luftës. Sido qoftë, edhe pse me vonesë. Mendoj që ky rast duhet të shërben si kthesë serioze për politikën dhe pushtetarët e Kosovës që në tavolinë të bisedimeve me shtetin serb, për njohje dhe normalizim, por edhe për respektim reciprok të lirive dhe të drejtave të njeriut, të nxirret kushtëzimi për zbardhjen e krimeve të luftës, pranimin e tyre, kompensimin dhe ndëshkimin e kriminelëve, që do të ishte pako e marrëveshjes së garantuar për zbatim edhe nga faktori ndërkombëtar. Deri tash Kosova dhe spektri i saj politik në qeverisje të shtetit kanë dëshmuar se nuk kanë ndërtuar një drejtësi të mirëfilltë por drejtësi të nënshkruar 100% dhe të kontrolluar nga politika, prandaj deri këtu,Serbia,edhe pse me një politikë shoveniste Millosheviqiane, ka shkuar larg para Kosovës, i ka hapur vetes edhe proceset integruese në BE, sepse pas hapi ka ndjekur gabimet e liderëve politik kosovare”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".