Dialogu i rifilluar mbrapshtë me Serbinë, i dizajnuar për të dështuar

Dialogu i rifilluar mbrapshtë me Serbinë, i dizajnuar për të dështuar

Gani Qarri

  • 30 August 2020 - 08:16

Shkruan: Gani Qarri

“Marrja mbi vete dhe personalizimi i një çështje kaq të rëndësishme si dialogu me Serbinë, nga një person i vetëm, qoftë ai edhe "super-nxënësi" i Isa Mustafës-Avdullah Hoti, në vend se të përfshihen të gjitha subjektet politike, e bënë edhe më të vështirë mbarëvajtjen dhe tejet të frikshëm e të pasigurt fundin e këtij procesi. Në anën tjetër, përveç mungesës së legjitimitetit përfaqësues shtetëror, është edhe mungesa e konsensusit politik, duke u bojkotuar i gjithë procesi nga opozitarët, gjë që pamundëson transparencën e dialogut por edhe arritjen e pajtueshmërisë politike, temat e bisedimeve dhe formatin për marrëveshjen eventuale që mundë të imponohet në tavolinë të bisedimeve”.

Çështja e dialogut me një shtet ish okupator si Serbia e cila edhe mbi 21 vite pas çlirimit ende ka tendenca agresive për gllabërime territoriale të pjesëve më vitale të Kosovës, është një projekt shumë më i madh, se sa çështje vetëm e një individi, qoftë ai edhe "super specmeni" Avdullah Hoti. Ndaj megjithëse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dialogun me Serbinë udhëzohet që ta udhëheqë Qeveria dhe kryeministri i Kosovës, në momentet nëpër të cilat po kalon vendi,është e domosdoshme që në ekipin negociator të jetë i përfshirë i gjithë spektri politik,ku pozitë e opozitë duhet të dalin me platformë unike shtetërore dhe të qartësojnë fuqishëm pozicionin e tyre, në procesin e bisedimeve që po zhvillohen me Serbinë. Një ekip negociator pa koncensus, pa mbështetje të shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me mungesë totale të transparencës dhe unitetit të brendshëm, pa platformë të miratuar në Kuvend, me përfaqësim selektiv, e jo gjithë partiak dhe mungesë të mbikëqyrjes së agjendës të dialogut me Serbinë, e bën edhe shumë më të paparashikueshëm fundin e këtij procesi të rëndësishëm për Kosovën. Madje kështu siç ka filluar,delegacioni një apo edhe dy partiak, por jo edhe shtetëror siç po dëshiron dikush ta quaj,vërtetë po futet në rrugë të pa krye,në dialogun me Serbinë, duke qenë delegacion jo-gjithëpërfshirës por i përbërë vetëm nga përfaqësues politik të partnerëve në koalicionin qeverisës, pa ekip të unitetit, pa ekspertë shtetëror dhe ata të botës akademike për temat me rëndësi që po diskutohen në Bruksel dhe Uashington, gjë që me të drejtë, po krijon huti dhe dyshime të mëdha për rezultatet e këtij ekipi. Marrja mbi vete dhe personalizimi i një çështje kaq të rëndësishme si dialogu me Serbinë, nga një person i vetëm, qoftë ai edhe "super-nxënësi" i Isa Mustafës-Avdullah Hoti, në vend se të përfshihen të gjitha subjektet politike, e bënë edhe më të vështirë mbarëvajtjen dhe tejet të frikshëm e të pasigurt fundin e këtij procesi.Në anën tjetër, përveç mungesës së legjitimitetit përfaqësues shtetëror, është edhe mungesa e konsensusit politik, duke u bojkotuar i gjithë procesi nga opozitarët, gjë që pamundëson transparencën e dialogut por edhe arritjen e pajtueshmërisë politike, temat e bisedimeve dhe formatin për marrëveshjen eventuale që mundë të imponohet në tavolinë të bisedimeve.

Çështja e dialogut me një shtet ish okupator si Serbia e cila edhe mbi 21 vite pas çlirimit ende ka tendenca agresive për gllabërime territoriale të pjesëve më vitale të Kosovës, është një projekt shumë më i madh, se sa çështje vetëm e një individi, qoftë ai edhe "super specmeni" Avdullah Hoti. Ndaj megjithëse sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dialogun me Serbinë udhëzohet që ta udhëheqë Qeveria dhe kryeministri i Kosovës, në momentet nëpër të cilat po kalon vendi,është e domosdoshme që në ekipin negociator të jetë i përfshirë i gjithë spektri politik,ku pozitë e opozitë duhet të dalin me platformë unike shtetërore dhe të qartësojnë fuqishëm pozicionin e tyre, në procesin e bisedimeve që po zhvillohen me Serbinë. Një ekip negociator pa koncensus, pa mbështetje të shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me mungesë totale të transparencës dhe unitetit të brendshëm, pa platformë të miratuar në Kuvend, me përfaqësim selektiv, e jo gjithë partiak dhe mungesë të mbikëqyrjes së agjendës të dialogut me Serbinë, e bën edhe shumë më të paparashikueshëm fundin e këtij procesi të rëndësishëm për Kosovën. Madje kështu siç ka filluar,delegacioni një apo edhe dy partiak, por jo edhe shtetëror siç po dëshiron dikush ta quaj,vërtetë po futet në rrugë të pa krye,në dialogun me Serbinë, duke qenë delegacion jo-gjithëpërfshirës por i përbërë vetëm nga përfaqësues politik të partnerëve në koalicionin qeverisës, pa ekip të unitetit, pa ekspertë shtetëror dhe ata të botës akademike për temat me rëndësi që po diskutohen në Bruksel dhe Uashington, gjë që me të drejtë, po krijon huti dhe dyshime të mëdha për rezultatet e këtij ekipi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".