Aventurizmi i pa menduar i kryeministrit Hoti në Washington, marrëveshja me Serbinë në kundërshtim serioz me Kushtetutën e Kosovës

Aventurizmi i pa menduar i kryeministrit Hoti në Washington, marrëveshja me Serbinë në kundërshtim serioz me Kushtetutën e Kosovës
Aventurizmi i pa menduar i kryeministrit Hoti në Washington, marrëveshja me Serbinë në kundërshtim serioz me Kushtetutën e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 08 September 2020 - 07:41

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Në nenin 17, pika 1 thuhet: "Republika e Kosovës lidh marrëveshje ndërkombëtare dhe anëtarësohet ne organizatat ndërkombëtare" dhe Pika 2 citon: "Republika e Kosovës merr pjesë në bashkëpunimin ndërkombëtar për promovimin dhe mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut". Këto dy pika i ka shkelur kjo pikë e marrëveshjes. Duket qartë se kjo është një pikë e futur nga Serbia për të ndaluar punën e shtetit të Kosovës në raport me botën, si dëshirë e shtetit serb. Me këtë tregohet se Kosova nuk është shtet i pavarur, por i varur nga shteti serb dhe pjesë e saj. Jo vetëm këtu, por pikat tjera të marrëveshjes kanë edhe më shumë kundërshtime me Kushtetutën. Në nenin 122, pika 2 e Kushtetutës, thuhet: "Pasuritë natyrore, si ujërat, hapësira ajrore, pasuritë minerare dhe pasuritë tjera natyrore, si dhe trualli, pyjet, bota bimore e shtazore, pjesët e tjera të natyrës, palujtshmëria dhe të mirat e tjera me rëndësi të veçantë kulturore, historike, ekonomike dhe ekologjike, të cilat përcaktuar me ligj se janë me interes për Republikën e Kosovë, gëzojnë mbrojtjen e tyre të veçantë, në pajtim me ligjin". Këtu del qartë kundërshtueshmëria e pikës 8 të marrëveshjes me këtë norme kushtetuese”.

-Nuk do fare analiza të thella për të bërë lidhur me marrëveshjen për të konstatuar anti-kushtetutshmërinë e saj. Shumë pika të marrëveshjes janë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe parimet mbi të cilat ndërtohet shteti i Kosovës. Kuptohet se vërja e një moratoriumi apo pezullimi për lobim mbi njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare edhe për një vit është tërësisht antikushtetues. Në nenin 17,pika 1 thuhet: "Republika e Kosovës lidh marrëveshje ndërkombëtare dhe anëtarësohet ne organizatat ndërkombëtare" dhe Pika 2 citon: "Republika e Kosovës merr pjesë në bashkëpunimin ndërkombëtar për promovimin dhe mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut". Këto dy pika i ka shkelur kjo pikë e marrëveshjes. Duket qartë se kjo është një pikë e futur nga Serbia për të ndaluar punën e shtetit të Kosovës në raport me botën, si dëshirë e shtetit serb. Me këtë tregohet se Kosova nuk është shtet i pavarur, por i varur nga shteti serb dhe pjesë e saj. Jo vetëm këtu, por pikat tjera të marrëveshjes kanë edhe më shumë kundërshtime me Kushtetutën. Në nenin 122, pika 2 e Kushtetutës, thuhet: "Pasuritë natyrore, si ujërat, hapësira ajrore, pasuritë minerare dhe pasuritë tjera natyrore, si dhe trualli, pyjet, bota bimore e shtazore, pjesët e tjera të natyrës, palujtshmëria dhe të mirat e tjera me rëndësi të veçantë kulturore, historike, ekonomike dhe ekologjike, të cilat përcaktuar me ligj se janë me interes për Republikën e Kosovë, gëzojnë mbrojtjen e tyre të veçantë, në pajtim me ligjin". Këtu del qartë kundershtueshmëria e pikës 8 të marrëveshjes me këtë norme kushtetuese. Me përcaktimin e Ujmanit si pjesë e interesave të dy shteteve, është shkelur kjo normë rëndë dhe e bënë atë antiligjore. Ka edhe pika tjera të marrëveshjes që janë në kundërshtim me parimet bazike të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Një çështje e tillë është Minishengeni midis Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Me marrëveshje fiton ekonomia serbe mbi ekonomitë tjera dhe thjeshtë Kosova shndërrohet në koloni të shtetit serb..Në nenin 119 të Kushtetutës qëndron: "Veprimet që kufizojnë konkurrencën e mirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të ndaluar, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj". Shtrohet pyetja: Minishengeni në çfarë pozite e venë Kosovën? Nuk ka fare dilemë që tërë vendi i ynë me këtë pike për Minishengenin, pra shteti i Kosovës, shndërrohet në koloni të shtetit serb.

Ekonomia e Kosovës është e vogël dhe e dobët për konkurrencë në kontekst me ekonominë e shtetit serb. Nuk mundet fare të ndërtoj një treg stabil dhe kështu shkatërrohet vendi i ynë. Kjo është pika më e rëndë e marrëveshjes. Por, ka edhe çështje tjera shumë negative për Kosovën. Po përmendim këtu hekurudhën, rrugët, karakteri mysliman i Kosovës, në të ardhmen edhe Trepça etj. Kudo nëpër këto pika të marrëveshjes gjen lexuesi kundërshtime me normat kushtetuese të shtetit tonë unitar. Ku ka më rëndë sa Kosova të vlerësohet si shtet i myslimanëve. Unë dhe shumë si unë, i tërë populli shqiptar, pavarësisht feve, është shqiptar. Kjo është kështu. I takon tash Kuvendit të vendosi mbi këtë marrëveshje. Në nenin 65, pika 4 thuhet: "Kuvendi i ratifikon traktatet ndërkombëtare". Dhe me poshtë thuhet: "Marrëveshjet ndërkombëtar të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen pjesë e sistemit të brendshëm juridik... (neni 19). Pra del se kjo marrëveshje duhet të kaloj në Kuvend për ratifikim. Ratifikimin e bënë vetëm Kuvendi i Kosovës. Pa ratifikim nuk ka fuqi juridike. E kundër këtyre në tërësi, qëndron Gjykata Kushtetuese, e cila më pastaj hapë procedurën dhe vendos mbi kushtetutshmërinë e marrëveshjes. Jam i sigurt që nëse veprohet me ligj, kjo marrëveshje do të shpallet antikushtetuese”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".