Politika e kriminalizuar e futur në krizë, pa kandidat të pastër e të pa korruptuar për ta votuar qytetarët

Politika e kriminalizuar e futur në krizë, pa kandidat  të pastër e të pa korruptuar për ta votuar qytetarët

Gani Qarri

  • 08 September 2020 - 07:27

Shkruan: Gani Qarri

“Mungesa e figurave kredibile të partive politike për president të shtetit, për ta kërkuar votën nga qytetarët, po i bënë ato të kushtëzohen ndërmjet veti, për një president të pazareve me kushtëzime politike dhe nuk po guxojnë të shkojnë në garë të hapur, në mënyrë që presidenti të zgjidhet nga populli. Për aq më tepër, ish-deputeti i PDK-së dhe nënkryetar i këtij subjekti politik, z. Haliti duke pasur parasysh faktin se partia e tij, aktualisht nuk ka shans për këtë pozitë, deklaron se zgjidhja më e mirë do të ishte vota e lirë qytetare për të parin e shtetit i cili do të duhej nënshtruar procesit të dekriminalizimit, dhe të gjitha kandidaturat të kalonin përmes një komisionin vlerësues të verifikimit me Veting, në mënyrë që kandidati për president të jetë sa më i pastër nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe raportet ndër njerëzore, kritere të mira dhe shumë me vend, të cilat duke ditur se nuk do të mund ti kalonte, nuk kërkuan asnjëherë edhe për Hashim Thaçin”.

-Viteve të fundit aq shumë ka degraduar politika kosovare sa që të mos ketë më në radhët e veta qoftë edhe një kandidat të vetëm serioz i cili do të mund ta fitonte besimin qytetar për president të vendit. Madje partitë aktuale politikë janë degjeneruar deri në atë masë, sa që po i frikësohen edhe ndryshimit të kushtetutës për zgjedhjen e presidentit të shtetit, në mandatin vijues, nga ana e qytetarëve, kur kjo mundësi mundë të realizohet vetëm me ndryshimin e një neni, me një amendament në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në anën tjetër të gjitha partitë politike, të përfaqësuara në legjislaturën e tanishme të Kuvendit të Kosovës po shfaqin njëkohësisht ambiciet e tyre që në marsin e vitit që vjen, pas mbarimit të mandatit presidencial nga Hashim Thaçi, ta kenë kandidatin e tyre për president vendi, madje duke e kushtëzuar edhe vazhdimësinë e koalicionit me votimin e kandidatit për president,në vend se të ndryshohet Kushtetuta dhe presidentin ta zgjedh populli me votën e tij të lirë.”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".