Dy vjet e gjysmë dështim nga diplomacia e Kosovës në sigurimin e njohjeve të reja

Dy vjet e gjysmë dështim nga diplomacia e Kosovës në sigurimin e njohjeve të reja
Dy vjet e gjysmë dështim nga diplomacia e Kosovës në sigurimin e njohjeve të reja

Nexhat Haziri

  • 06 September 2020 - 16:13

Shkruan: Nexhat Haziri

“Serbia ka arritur që disa shtete ti bindë edhe për tërheqjen e njohjes, një proces që ia ka mundësuar e lehtësuar edhe diplomacia e dobët kosovare e cila ishte e çakorduar dhe pa një strategji veprimi për t’iu kundërvu ofensivës diplomatike të Beogradit zyrtar. Ndërsa në këtë vit, kur bota po ballafaqohet me krizën e shkaktuar shëndetësore por edhe ekonomike nga pandemia Covid-19, nuk pritet që Kosova të siguroj ndonjë njohje të re, edhe për faktin se tashmë jemi në fazën finale të arritjes së marrëveshjes finale në dialog me Serbinë, proces ky që shihet se do të jetë më i shpejtë dhe këtë shpejtësi dhe konkretizim e garanton përfshirja e SHBA-ve”.

Ka tre faktor sipas mendimit tim që kanë ndikuar negativisht në sigurimin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës gjatë kësaj periudhe për më shumë se dy vite që nga njohja e fundit nga shteti i Barbadosit në vitin 2018. Faktori i parë është diplomacia e dobët kosovare e cila u karakterizuar me njerëz jo kompetent në fushën e diplomacisë, pra të ministrisë së jashtme dhe me përfaqësim militantësh injorant në misione diplomatike gjithandej ku Kosova përfaqësohet me ambasada dhe përfaqësi të tjera diplomatike. Faktori i dytë është dialogu i tej zgjatur me Serbinë në Bruksel pa prodhuar asnjë rezultat si dhe së fundi edhe hapja e temës së shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Të dy këto të fundit Serbia i ka shfrytëzuar në maksimum në diplomacinë e saj ofensivë duke e paraqitur çështjen e statusit të Kosovës të papërfunduar dhe duke u negociuar me çka ka bërë që të ndikoj të shumë shtete që mos ta njohin shtetin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".